Izraeli zgjat operacionet
Trupat e Forcave të Mbrojtjes të Izraelit (IDF) kanë zgjeruar operacionet në zonën e Khan Younis në Gazën jugore.
“Në disa angazhime të ndryshme, trupat e IDF eliminuan dhjetëra terroristë duke përdorur sulme ajrore dhe zjarr me snajper dhe tank” ,tha ushtria izraelite.
IDF tha se trupat e saj filluan çmontimin e infrastrukturës së Hamasit në Khan Younis të enjten.
Agjencia e OKB-së për Ndihmë dhe Punë (UNRËA) tha në një postim në X të enjten se mbi 150 mijë njerëz nuk kanë ku të shkojnë pasi IDF paralajmëroi banorët në shumë pjesë të Gazës qendrore se ata duhet të largohen urgjentisht.
“Urdhri i evakuimit nga autoritetet izraelite të Gazës së mesme shkakton zhvendosje të vazhdueshme të detyruar. Mbi 150 mijë njerëz – fëmijë të vegjël, gra që mbajnë foshnja, njerëz me aftësi të kufizuara dhe të moshuar – nuk kanë ku të shkojnë”, shpjegon UNRËA.
Në fillim të kësaj jave, shefi i shtabit të përgjithshëm të IDF-së, Herzi Halevi tha se lufta kundër Hamasit do të vazhdojë edhe për shumë muaj të tjerë dhe se IDF-ja po i përqendron përpjekjet e saj në Rripin jugor të Gazës.
Sipas Ministrisë së Shëndetësisë të drejtuar nga Hamasi në Gaza, numri i njerëzve të vrarë në Gaza që nga fillimi i operacioneve ushtarake izraelite më 7 tetor është 21,320, me 55,603 të tjerë të plagosur.
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit njoftoi se për një sasi prej 52 kg luleshtrydhesh të importuara…
Kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, priti në Kryesinë e Kuvendit, misionin vëzhgues parazgjedhor të Asamblesë…
Në kuadër të ftesës për të vëzhguar zgjedhjet parlamentare të 11 majit, një mision parazgjedhor…
Kombëtarja shqiptare e vajzave arriti një fitore të madhe në “Loro Boriçi”, duke mposhtur Kroacinë…
Numri i të vdekurve nga zjarri që shpërtheu më 16 mars në një klub nate…
"Me tre përsonat kemi patur një konflikt të çasti dhe nuk jam në gjendje të…
This website uses cookies.