Izraeli zgjeron operacionet tokësore në Gaza, bombardime të rënda gjatë natës

izrael gaza lufte

izrael gaza lufte

Forcat tokësore izraelite janë brenda Gazës pasi kanë hyrë gjatë natës nga veriu, tha zëdhënësi i ushtrisë Daniel Hagari.

Forcat izraelite hynë në Rripin e Gazës dhe zgjeruan operacionin tokësor ku marrin pjesë këmbësoria, forca të blinduara dhe njësitë inxhinierike dhe artileria me zjarr të rëndë. Forcat janë në terren dhe vazhdojnë luftimet”, tha Hagari gjatë një konference për shtyp në Tel Aviv.

Fjalët e zëdhënësit të Forcave të Mbrojtjes të Izraelit (IDF) konfirmojnë se operacioni ushtarak ka pësuar një zgjerim të konsiderueshëm.  Megjithatë, sipas CNN, nuk duket sikur ndonjë ofensivë e madhe tokësore, që synon kapjen dhe mbajtjen e sasive të konsiderueshme të territorit, është ende duke u zhvilluar.

Veriu i Rripit të Gazës u godit gjatë natës në një shkallë të gjerë. Sipas shërbimit të mbrojtjes civile në territorin e drejtuar nga Hamasi, sulmet ajrore të Izraelit shkatërruan qindra ndërtesa në Gaza./ BBC

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.