Izraeli zgjeron sulmet ndaj përfaqësuesve të mbështetur nga Irani
Një grup militant palestinez ka bërë me dije se tre nga liderët e tij janë vrarë në një sulm izraelit në Bejrutin qendror mëngjesin e kësaj të hëne.
Ky është sulmi i parë Izraelit në kryeqytetin e Libanit që nga viti 2006.
Fronti Popullor për Çlirimin e Palestinës (PFLP), një grup militant që merr pjesë në luftën kundër Izraelit, tha se tre figura të larta u vranë në sulmin në Bejrut.
Sulmi i Bejrutit, i kryer duke përdorur një dron, goditi një pikë qëndrimi pasagjerësh dhe autobusësh e taksish.
Izraeli kishte kufizuar sulmet e tij në kryeqytetin e Libanit në periferitë e tij jugore. Sulmi ajror hodhi në dyshim se cilat zona të Bejrutit ishin ende të sigurta nga fushata ajrore e zgjeruar e Izraelit.
Sulmi ajror i kësaj të hëne vjen pasi Ministria e Shëndetësisë e Libanit tha se 105 persona ishin vrarë dhe 359 të tjerë u plagosën nga sulmet izraelite në të gjithë vendin të dielën. Më shumë se 1,000 libanezë janë vrarë dhe 6,000 janë plagosur në dy javët e fundit, tha ai, pa thënë se sa ishin civilë. Qeveria tha se një milion njerëz – një e pesta e popullsisë – janë larguar nga shtëpitë e tyre.
Të dielën, Izraeli nisi një valë sulmesh ajrore kundër objektivave Houthi në Jemen , duke nxitur frikën e një rrëshqitjeje drejt një konflikti shkatërrues rajonal në fronte të shumta.
Autoritetet libaneze thanë se të paktën 105 njerëz u vranë në sulmet izraelite të dielën, me 359 të plagosur.