Izraeli zgjeron sulmet në Gaza-Presidenti amerikan kërkon të mbrohen civilët
Izraeli është i vendosur të vazhdojë operacionin e tij në Gaza, por pranoi se do të jetë një luftë e vështirë dhe do të zgjasë në kohë.
Ushtria njoftoi se 9 forca të saj u vranë gjatë luftimeve të fundit, duke e çuar në 154 numrin total të viktimave. Ndërkohë raportoi se 700 militantë palestinezë janë arrestuar që kur filloi operacioni ushtarak izraelit në Gaza me qëllim të eliminimin e Hamasit.
Sipas grupit militant, mbi 200 persona u vranë dhe 368 të tjerë u plagosën një ditë më parë në enklavën palestineze. Hamasi akuzon se ata që por vriten nga forcat izraelite janë kryesisht gra dhe fëmijë.
Më herët kryeministri Benjamin Netanjahu dhe presidenti amerikan gjatë një bisede telefonike diskutuan mbi operacionin e Izraelit në Gaza.
Shtëpia e Bardhë në një deklaratë se Bajden theksoi nevojën kritike për të mbrojtur popullsinë civile, përfshirë ata që mbështesin operacionet e ndihmës humanitare, ndërsa është me rëndësi që civilët të largohen të sigurt nga zonat e luftimeve të vazhdueshme”.
Duke iu përgjigjur presidentit amerikan, kryeministri Netanjahu tha se lufta do të vazhdojë derisa të arrihen të gjitha qëllimet e Izralit. Ky vend filloi operacionin ushtarak pasi luftëtarët e Hamasit kaluan nga Gaza në Izraelin jugor më 7 tetor, duke vrarë 1200 persona dhe duke marrë rreth 240 pengje.
Sipas ministrisë së shëndetësisë të drejtuar nga Hamasi, më shumë se 20 mijë persona janë vrarë dhe mbi 53 mijë të tjerë janë plagosur në Gaza që atëherë.