Izraeli zgjeron sulmet në Liban, të paktën 21 të vrarë
Ushtria izraelite ka kryer një seri sulmesh në zonën e kryeqytetit të Libanit, Bejrut gjatë natës të së shtunës (5 tetor).
Numri i të vdekurve nga një sulm izraelit në një xhami në Gaza qendrore është rritur në 21, sipas Mbrojtjes Civile lokale dhe një spitali aty pranë.
Zëdhënësi në gjuhën arabe për Forcat e Mbrojtjes të Izraelit lëshoi urdhra të reja evakuimi për disa lagje përpara atyre që ai tha se do të ishin sulme ndaj objektivave që i përkisnin grupit militant të mbështetur nga Irani.
Izraeli thotë se po synon komandantët dhe pajisjet ushtarake të Hezbollahut dhe synon t’i largojë ata nga kufijtë e përbashkët
Hezbollahu dhe ushtria izraelite kanë shkëmbyer zjarr pothuajse çdo ditë.
Javën e kaluar Izraeli nisi një inkursion të kufizuar tokësor në Libanin jugor, teksa rriti luftën e tij me grupin militant Hezbollah të mbështetur nga Irani.
Izraeli tani po godet Libanin me një nivel bombardimi që nuk është parë jashtë Gazës në 20 vitet e fundit, sipas ekspertëve të luftës ajrore.
E gjithë kjo përbën një përshkallëzim dramatik në Lindjen e Mesme. Përshakllëzimi është thelluar nga sulmi raketor më i madh ndonjëherë i Iranit ndaj Izraelit, javën e kaluar./CNN