“Ja ku jam!”, Berisha pas 11 muajsh në Kuvend: Vij fitimtar, Rama tentoi të rikthente vitin ’46

Berisha pas 11 muajsh

“Ja ku jam, vij fitimtar”, kanë qenë këto fjalët e para pas 11 muajsh mungesë në Parlament, të kreut demokrat Sali Berisha.

Ky i fundit, në një fjalë të gjatë nga foltorja e Kuvendit, ka dhënë mesazhe të qarta dhe ka artikuluar akuza të forta kundrejt kryeministrit Edi Rama, të cilin e akuzon për arrestin shtëpiak të tij për 11 muaj.

Berisha deklaroi se Kryeministri Rama “kërkoi të nderonte kujtimin e diktatorit Enver Hoxha për të eleminuar opozitën në Shqipëri.”

Më 21 dhjetor të 2023-shit, Edi Rama mendoi se realizoi ëndrrën e tij që të mos shihte më në këtë sallë Sali Berishën, të Shqipërisë pa opozitën. Në një vendim që zgjati 8 minuta, me pasion e histeri të madhe, gjysma prej jush atë ditë tentuan të varrosë demokracinë, pluralizmin në Shqipëri. Votuat duke mohuar të drejtën e fjalës pasi fjala ime tmerronte narkodiktatorin dhe shumë prej jush. Votuat duke mbushur Parlamentin me mbi 50 gardistë. Rikujtuat në këtë mënyrë se ishte dhjetor i ’46-ës,Enver Hoxha vendosi të eleminojë opozitën e Shqipërisë. Rama për të nderuar kujtimin e tij zgjodhi dhjetorin për të larguar Berishën nga Parlamenti, për ta arrestuar pa asnjë fakt e provë. Mirëpo, i bëtë llogaritë të gabuar, sepse nuk ishte viti ’46. Ju kishit mbështetjen e atyre që ishin larguar nga parimet e mëdha të lirisë së SHBA dhe ndiqnin agjendën e Sorros. Sot ja ku jam! Unë vij këtu me mesazhin e fitores, vij fitimtar, për të udhëhequr opozitën drejt fitores”, deklaroi Berisha.

/rtsh.al/

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.