Lajme

“Ja na erdhi Viti i Ri” – Programi i pasur në RTSH premton t’ju mbërthejë pas ekranit

Radio Televizioni Shqiptar premton një programacion të larmishëm për ndërrimin e viteve dhe në ditët e para të Janarit 2025-së. Do të jenë 5 ore festë me spektakël, humor, variete, këngë, muzikë e zgjedhur shqiptare e ndërkombëtare për të gjitha moshat dhe shijet.

Orët e festës do të nisin më datë 31 Dhjetor ora 20: 35 me programin e Vitit të Ri, ku do të ndiqni një maratonë festive me lojëra e rubrika nga më të ndryshmet, të cilat premtojnë të zgjojnë e përçojnë emocione të forta te publiku.

Është një program që e kemi punuar me shumë dashuri. Një program që besoj do ju mbajë njerëzit para ekranit të RTSH-së. Televizioni Shqiptar ka pasuri Arkivën, momentet më të bukura të humorit do të rikthehen në komente të të ftuarve tanë. Ka shumë lojëra, argëtim, muzikë, ka verë të mirë dhe shumë dashuri. Ka një entuziazëm që shqiptarët të zgjedhin RTSH-në”, tregoi moderatori Ermal Peci.

“Radio Televizioni shqiptar në natën e ndërrimeve të viteve do të dhurojë magji. D të kthehemi pas në kohërat kur ishim të lumtur me skeçet më të jashtëzakoshme dhe legjendare. Do të kemi muzikë të zgjedhur, të ftuar që do t’i shihni vetëm në RTSH”, tha moderatori Ardit Roshi.

Lidhjet e drejtpërdrejta me ata që e festojnë Vitin e Ri në punë dhe janë në shërbim të qytetarëve, natën e ndërrimit të viteve do vijnë përmes Krisa Caushit e cila do të jetë së bashku me ta.

Nuk dua t’i zbuloj të gjitha, por ka shumë gjëra të bukura. Kemi lojëra shumë të bukura, intervistë ekskluzive e një çifti shumë të dashur për publikun. Do të jem në terren për të intervistuar “heronjtë” tanë që edhe në ditë feste janë në gatishmëri të punës”, tha Caushi.

Mes të ftuarve specialë do të jetë këngëtarja e mirënjohur Merita Halili e cila do të përshëndesë shqiptarët nga Radio Televizioni Shqiptar.

Një rrëfim ekskluziv do të vijë nga moderatorja Bieto Sulo në këtë program.

Ekipi drejtues dhe gjithë stafi i RTSH-së kanë muaj që punojnë për të sjellë tek teleshikuesit një programacion të larmishëm me spektakël, muzikë dhe argëtim , duke premtuar t’ju mbajnë të mbërthyer pas ekranit.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Beci: Votë masive për vijëmësinë/Drejtuesi politik i PS-së dhe kandidatët për deputetë tek blloku i pallateve “Isuf Sokoli”

Blloku i pallateve në rrugën “Isuf Sokoli” ka qënë ndalesa e radhës e kandiatëve të…

10 hours ago

Mehmeti: Po hidhet “asfalt elektoral”/Kandidatja e PD- ASHM: Rruga që ndërtohet sot për votën, do shkatërrohet nesër

Si kandidate e Partisë Demokratike për zonën e Anës së Malit dhe si bijë e…

10 hours ago

Festë për punëtorët dhe lule për qytetin/1 Maji krijoi atmosferë dhe gjallëri në rrugët e Shkodrës

Dita Ndërkombëtare e Punëtorëve ishte një kombinim mes festës, kujtesës historike dhe pranisë së vizitorëve…

11 hours ago

Shkodrani që i dha Jazz-in Shqipërisë/Gaspër Çurçia solli një frymë të re muzikore gjatë viteve të zymta të vendit

Shkodra është qyteti që i ka dhënë vendit jo vetëm zërat më të bukur, por…

11 hours ago

Maturantët votojnë për herë të parë/Program edukimi në shkollat e Shkodrës për zgjedhjet

Maturantët që kanë mbushur 18 vjeç dhe do të ushtrojnë të drejtën e votës për…

11 hours ago

Masat parandaluese ndaj zjarreve/ Shkodër bashkëpunim me zjarrfikësit dhe bashkitë për menaxhimin e rrezikut

Me afrimin e sezonit të veror, ADZM Shkodër ka marrë masa konkrete për parandalimin e…

12 hours ago