Jahni me presh dhe mish viçi – Receta speciale
Përbërësit
- 2 lugë gjelle vaj ulliri
- 600g mish viçi
- 1 qepë mesatare
- 3 thelpinj hudhër
- 500g presh
- 2 gota lëng mishi ose ujë
- 2 karrota
- 4 gjethe dafine
- Kripë
- Piper i zi
Përgatitja
Në një tenxhere hidhni vajin dhe lëreni të ngrohet.
Pasi ta keni tharë pak mishin vendoseni për t’u skuqur lehtë në tenxhere.
Tregoni kujdes dhe t’i ktheni nga të dyja anët telat e mishit.
Largojeni mishin nga tenxherja dhe aty shtoni qepën të cilën e keni grirë imët.
Gjithashtu hidhni hudhrën e shtypur dhe përziejeni gjatë gjithë kohës që të mos ngjitet.
Tani është momenti që të shtoni karrotat e prera në rrota për t’i skuqur.
Preshin priteni në copa aq të mëdha sa kur përgatisni burani apo gjellën me presh.
Futini për t’i skuqur në tenxhere me zjarr mesatar për 1-2 minuta.
Vendosni përsëri thelat e mishit në tenxhere, jepini shije me kripë, piper dhe gjethet e dafinës.
Shtoni ujin dhe mbulojeni me kapak tenxheren, lëreni të ziejë derisa uji të ketë shteruar.
Mos harroni është shumë e rëndësishme që zjarrin ta ulni, kështu uji nuk do të avullojë shpejt duke i lënë perimet e pa ziera.
Pasi të jetë gati, shërbejeni të ngrohtë të shoqëruar me sallatë me perime të freskëta.
Nëse dëshironi më shumë shije mund ta spërkatni pjatën me pak lëng limoni ose uthull të bardhë./