“Jam i veçantë, jam shqiptar” – Aktivitet artistik në shkollën “Salo Halili” për festat e nëntorit
Shkolla 9-vjeçare “Salo Halili” organizoi një aktivitet artistik në kuadër të festave të Nëntorit .
Nxënësit e kësaj shkolle paraqitën një program artistik dhe një ekspozitë me punime dhe fotografi, të gjitha pjesë e projektit shkollor “Jam i veçantë, jam shqiptar”.
Alba Hysejni, nxënëse e shkollës, u shpreh se ky aktivitet i ka lënë një mbresë të madhe dhe ka pasur rëndësi të veçantë për të gjithë pjesëmarrësit.
Përveç dimensionit social, ky aktivitet kishte edhe një synim ndërgjegjësimi për kauzën e fëmijëve me aftësi të veçanta dhe atyre jetimë.
Në muajin dhjetor, projekti do të vijojë me publikimin e një kalendari të realizuar nga nxënësit, që do të përmbajë fotografi nga ekspozita.
Të ardhurat nga shitja e këtyre kalendarëve do të shkojnë në ndihmë të fëmijëve me nevoja të veçanta dhe jetimëve.