“Jam imun ndaj retorikës politike e mediatike” Dumani: Shumica e çështjeve të SPAK kërkojnë afat të gjatë

Dumani

Dumani

“Jam imun ndaj retorikës politike e mediatike” Dumani: Shumica e çështjeve të SPAK kërkojnë afat të gjatë

Kreu i SPAK, Altin Dumani ka marr pjesë në një tryezë të organizuar nga Qendra për Studimin e Demokracisë dhe Qeverisjes, ku ishte i pranishëm edhe ambasadori i BE, Silvio Gonzato, tha se reagimet politike apo deklaratat mediatike nuk kanë asnjë ndikim tek ai madje këtë frymë ia përcjell edhe prokurorëve të tjerë të SPAK.

Gjatë fjalës së tij në  këtë tryezë , Kreu i SPAK  theksoi  se është imun nga retorika politike, e cila shpesh herë e ka përfshirë në akuzat e saj. Ai tha se nuk ka asnjë lloj ndikimi në punën e tij.

“Retorika politike apo presioni mediatik te unë si drejtues nuk ka asnjë lloj ndikimi. Jam imun nga retorika politike e përditshme dhe reagimet mediatike. Këtë përpiqem të përcjell tek trupa e prokurorëve të SPAK.

Nuk kanë asnjë lloj ndikimi në punën time si drejtues, por as të prokurorëve dhe hetuesve. Nuk më shqetëson retorika politike në raport me hetimin. Kemi garancitë kushtetuese të ushtrojmë ndjekjen penale. Nuk ka munguar as mbështetja buxhetore.”, tha ai.

Duke u ndalur te çështjet me natyrë korruptive, Dumani tha se këto dosje janë të vështira për t’u hetuar.

“Çështjet me natyre korruptive, apo të tenderave janë të vështira për t’u hetuar. Kërkojnë kohë, kërkojnë njerëz, kërkojnë teknika speciale të hetimit. Kur nis një hetim ku kombinohet hetimi historitë, por edhe hetim proaktiv, hetimi zgjat shumë. Nuk e them për shfajësim, por duhet ta marrim parasysh. Nuk mund të krahasojë një çështje që ne hetojmë me një çështje të prokurorive të juridiksionit të përgjithshëm. Nuk duhet t’i mëshojmë shumë çështjes sasiore. Sa i takon transparencës, ne jemi përpjekur të jemi transparentë me publikun, duke publikuar në faqen tonë raportet vjetore, rregulloret, njoftimet për shtyp. Ka edhe raste të rralla, kur bëjmë reagime publike për çështje të cilat tërheqim vëmendjen e opinionit publik.”, theksoi ai.

Sipas tij, SPAK është përpjekur të ndërtojë marrëdhënie të mirë me shoqërinë civile dhe do të vazhdojmë të jemi bashkëpunues. Shumica e çështjeve të SPAK kërkojnë afat të gjatë, ka shtyrje të seancave dhe zvarritje të hetimit. Çështjet me 20 të pandehur krijojnë shtyrje. Sidomos çështjet me natyrë korruptive dhe shkelje e barazisë në tendera, apo edhe shpërdorimi i detyrës kërkojnë kohë shumë të gjatë, por edhe teknika speciale.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.