Zyrtarisht nga kjo e mërkurë, Giovanni Peragine mori detyrën si arqipeshkëvi i ri i Shkodrës.
Në daljen e tij të parë për mediat Peragine u ndal tek rendësia e bashkimit, paqes dhe rikthimit të shpresës së humbur teksa tha se jam Italian, por kam zemër shqiptare.
Arqipeshkëvi i sapo emëruar deklaroi se e ka të qartë se po vjen në një kishë me tradita të lashta e baza të forta fetare .
Monsinjor Angelo Massafra drejtoi kishën katolike në Shkodër për 28 vite radhazi, falenderoi bashkëpunëtorët, besimtarët dhe uroi arqipeshkëvin e ri Peragine.
Drejtuesi i ri i kishës katolike në Shkodër, Giovanni Peragine, ka shërbyer prej shumë vitesh në vendin tonë teksa ka drejtuar famullinë në Laç prej vitit 2002 dhe 7 vitet e fundit ishte administrator apostolik për zonën e jugut të Shqipërisë duke u emëruar tashmë si arqipeshkëv i Shkodrës.
Kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, Sir Keir Starmer ka folur me Zelensky këtë mbrëmje të…
Gjatë ditës së sotme (20 shkurt) vendi ynë do të ndikohet nga të njëjtat kushte…
Komisioni i Disiplinës në FSHF ka vendosur të dënojë me gjoba sërish disa nga klubet…
Asnjë surprizë në ndeshjen e parë të mbrëmjes së sotme të vlefshme për play off-in…
Liverpooli nuk arrin të rrisë epërsinë ndaj Arsenalit, është ndalur në një barazim 2-2 në…
Ndeshjet e rikthimit në play-off të Champions League në mbrëmjen e sotme kanë dy protagonistë:…
This website uses cookies.