Jamalov nderon Shqipërinë, Valiev rifutet në garë për medaljen e bronztë
![Valiev rifutet](https://i0.wp.com/www.rtsh-shkodra.live/wp-content/uploads/2024/08/Valiev-rifutet.jpg?fit=640%2C426&ssl=1)
Mundësi nga Uzbekistani Razambek Salambekovitch Jamalov, që mposhti në çerekfinale mundësin shqiptar Chermen Valiev, ka arritur që të kualifikohet në finalen e stilit të lirë për peshat deri në 74 kg.
Ky është një lajm i mirë për Shqipërinë, pasi “ripeshkohet” mundësi shqiptar Valiev, që do të garojë nesër në orën 11:20 në raundin e dytë të “ripeshkimit”, teksa pret fituesin e çiftit Kadzhimahamedau me Salkazanov.
Tanimë gjithçka është në dorën e tij, sikurse dhe të Islam Dudaev për një medalje olimpike për Shqipërinë.