James Blunt kujton luftën në Kosovë: Politikanët ndajnë, të pafajshmit vriten
“Nuk jam një politikan, por një ish-ushtar dhe një qenie njerëzore. Dhe, nga eksperienca ime, që limitohet me luftën në Kosovë, kaq e ngjashme me atë që ndodh sot në Ukrainë dhe Izrael, mund të them që në çdo konflikt ata që vuajnë, janë gjithmonë civilët dhe të pafajshmit dhe kjo është realisht e frikshme”. Kështu ështës hprehur James Blunt (kantautor, këngëtar, muzikant) në Milano ku ndodhet për të prezantuar “Who we used to be”, albumin e parë në studio nga “Once Upon a mind”, në 2019-ën.
Në qershor të vitit 1999, Blunt, asokohe kapiten i ushtrisë angleze, ishte i pari oficer që hyri në Prishtinë në krye të një reparti zbulimi, që do të përgatiste hyrjen e kontingjentit të NATO-s.
Sikurse ka treguar disa herë, në atë rast Blunt nuk iu bind një urdhri të gjeneralit Ëesley Clark për të asgjësuar një kontingjent prej 200 ushtarësh rusë që bllokonin një pistë avionësh.
Sot, përballë një bote gjithmonë e më të përfshirë nga luftërat, Blunt vë në dukje me trishtim të madh se shoqëritë po shkojnë gjithmonë e më shumë drejt përçarjes.
“Politikanët janë të interesuar të na përçajnë dhe kështu gjithçka përfundon në tragjedi”, ka thënë Blunt për mediat italiane.
Ai është shprehur se njerëzit kanë të gjithë të njëjtat emocione dhe se kudo në botë mund të takosh izraelitë dhe palestinezë, ukrainas dhe rusë dhe kosovarë e shqiptarë të mrekullueshëm.
“Por kemi humbur aftësinë për të kuptuar arsyet e tjetrit, që nuk është i çmendur, por që ka vizionin e tij të të parit të gjërave dhe është e tmerrshme që nuk arrijmë të shihemi në sy me mëshirim dhe humanizëm”, ka shtuar Blunt. /ANSA/