Categories: BotaLajme

Janari 2024, më i ngrohti në botë. Tejkalohet pragu i ngrohjes globale mbi 1.5 gradë Celsius

Janari 2024 ka shënuar temperatura rekord në të gjithë botën duke u cilësuar si janari më i nxehtë deri më tani që nga 1950.  Shërbimi i Ndryshimeve Klimatike i Bashkimit Evropian, Copernicus tha se këto rritje të temperaturave vijnë si pasojë e ndryshimeve klimatike.

Shërbimi i Ndryshimeve Klimatike i Bashkimit Evropian tha gjithashtu se ngrohja globale ka tejkaluar limitin e vendosur për rritjen e temperaturës mbi 1.5 gradë Celsius. Udhëheqësit botërorë premtuan në vitin 2015 me Marrëveshjen e Parisit se do të përpiqen të kufizojnë rritjen afatgjatë të temperaturës nën 1.5 gradë Celsius, për të shmangur katastrofat natyrore si pasojë e ndryshimeve klimatike.

Shkencëtarët thonë se duhen veprime urgjente për të ulur emetimet e karbonit mund të ngadalësohet ngrohja globale.

“Të kalosh mbi temperaturën 1.5 gradë Celsius të ngrohjes në një mesatare vjetore është e rëndësishme. Është një hap tjetër në drejtimin e gabuar. Por ne e dimë se çfarë duhet të bëjmë”, thonë shkencëtarët, raporton BBC.

Kufizimi i ngrohjes afatgjatë në 1.5 gradë Celsius mbi nivelet “para-industriale”, përpara se njerëzit të fillonin djegien e sasive të mëdha të lëndëve djegëse fosile,  është bërë një simbol kyç i përpjekjeve ndërkombëtare për të trajtuar ndryshimet klimatike.

Një raport i OKB-së në 2018 tha se rreziqet nga ndryshimet klimatike të tilla si valët e të nxehtit intensiv, rritja e nivelit të detit dhe humbja e jetës së egër do ishin shumë më të egra nëse rritja e temperaturës do ishte 2 gradë Celsius sesa në 1.5 gradë Celsius.

AddThis Website Tools
RTSH Shkodra

Recent Posts

Aeroporti i Tiranës zyrtarisht më i madhi në rajon. Për herë të parë, në 2024 ia kaloi edhe Beogradit

Aeroporti i Tiranës (TIA) është zyrtarisht aeroporti me trafikun më të madh të pasagjerëve në…

26 seconds ago

Pse Papa i ri zgjodhi emrin Leoni XIV: Çfarë domethënie ka në lidershipin e tij

Robert Francis Prevost është zgjedhur Papa i ri dhe ka marrë emrin Leoni XIV. Ai…

6 minutes ago

Merret vendimi në Bruksel, në fund të majit çelet Grupkapitulli 3

Bashkimi Europian ka përmbyllur miratimin e çeljes së Grupkapitullit 3 të bisedimeve të anëtarësimit me…

12 minutes ago

Papa Leoni XIV kremton meshën e parë: Besimi shpesh përçmohet, por misioni është urgjent

Papa i sapozgjedhur Leoni XIV kremtoi meshën e tij të parë si kreu i Kishës…

16 minutes ago

Zgjedhjet- Hoxha: Zyrat e IdentiTek të hapura edhe të shtunën, qytetarët të tërheqin dokumentet në kohë

Ministria e Brendshme ka bërë me dije se zyrat e shpërndarjes së kartave të identitetit…

20 minutes ago

Vijon ngërçi politik në Kosovë, dështon sërish konstituimi i Kuvendit

Deputetët e Kosovës nuk arritën sërish dakordësinë për të konstituuar Kuvendin. Kryesuesi i seancës Avni…

48 minutes ago