Janari shtoi vizitorët dhe të ardhurat nga biletat në Kalanë e Rozafës

Vizitueshmëria në Kalanë e Rozafës ka ardhur në rritje. Muaji janar i këtij viti shënoi të tjera shifra pozitive me 961 vizitorë më shumë se gjatë të njëjtës periudhë në vitin 2023.

Drejtoria Rajonale e Trashëgimisë Kulturore Shkodër ftoi të gjithë të apasionuarit pas historisë ta vizitojnë Rozafatin, për t’u njohur me historinë e për të kaluar një ditë plot aventura të paharrueshme në kala.

Sipas statistikave të publikuara nga DRTK Shkodër, nga 1-31 janar i 2024, kalaja u vizitua nga 3542 vizitorë, ndërsa një vit më parë kjo shifër arriti në 2581 persona.

Krahas vizitueshmërisë janë rritur dhe të ardhurat nga shitja e biletave, në masën 20, 6%.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.