Japonia në garë për të shkuar në Hënë, lëshon me sukses raketën e saj kozmike
Japonia ka lëshuar me sukses një raketë kozmike në provën e saj të katërt këtë vit, pasi përpjekjet e mëparshme u penguan nga moti i keq.
Raketa, e quajtur “snajperi i hënës”, pritet të ulet në Hënë në shkurt nëse gjithçka shkon mirë. Japonia po kërkon të bëhet vendi i pestë që zbarkon në Hënë, pas SHBA-së, Rusisë, Kinës dhe Indisë. Dy javë më parë, India bëri histori kur uli me sukses një anije kozmike pranë polit jugor të Hënës.
Anija kozmike japoneze parashikohet të ulet brenda 100 m nga një vendndodhje pranë kraterit “Shioli”, në Hënë. Ajo pritet të hyjë në orbitën e Hënës brenda katër muajve.
Misioni prej 100 milionë dollarësh ka për qëllim të demonstrojë aftësinë e Tokios për të ulur një anije kozmike të lehtë dhe me kosto të ulët në Hënë.
Raketa mbante satelitin X-Ray Imaging and Spectroscopy Mission (XRISM), një projekt i përbashkët midis agjencive hapësinore japoneze, amerikane dhe evropiane./BBC/