Japonia surprizon Argjentinën, e eliminon nga Olimpiada
Elimiohet Argjentina, e cila ishte medaliste e bronztë në Lojërat Olimpike “Tokio 2020” në volejboll për meshkuj. Pasi është mundur nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, argjentinasit e Marselo Rodolfo Mandez kanë humbur dhe ndeshjet direkte ndoshta me Japoninë. Skuadra e Filip Blë vinte nga disfata me Gjermaninë, 2-3, dhe i duhej suksesi për të qenë në dy skuadrat e para të grupit për të shkuar në raundin çerekfinal.
Nën dirigjimin e Sekitas, Ishikava, Jamaushi, Ran Takahashi kanë vallëzuar në parket, sidomos pas humbjes së setit të tretë. 3-1 pas një orë e 57 minutash dhe Japonia në vendin e dytë të grupit C me katër pikë, kurse Gjermania ka zbritur në vendin e dytë me 3 pikë. Tjetër “dramë” për Brazilin, që ishte në vendin e katërt në Lojërat Olimpike “Tokio 2020”.
Pas humbjes me Italinë, 1-3, verdheblutë janë mundur nga Polonia, 2-3. 1 pikë për Brazilin, që edhe duke fituar me Egjiptin shpreson të jetë në dy ekipet e treta më të mira për në raundin çerekfinal, kurse volejbolli vijon të ofrojë emocione.