Ekonomi

Jaupllari: Përmbushje e rregullores së BE-së në produktet veterinare

Komisioni për Çështjet Europiane, diskutoi dhe miratoi sot në parim projektligjin “Për disa ndryshime dhe shtesa në ligjin, “Për shërbimin veterinar në Republikën e Shqipërisë’, të ndryshuar”.

Zëvendësministri i Bujqësisë dhe Zhvillimit të Bujqësisë, Arjan Jaupllari paraqiti ndryshimet ligjore duke theksuar se ato vijnë pas një periudhe 13-vjeçare, si nevojë e zhvillimeve të sektorit dhe konsistojnë në vendosjen e standardeve të prodhimit dhe kontrollit të produkteve veterinare si dhe unifikimin e ushtrimit të profesionit të veterinerit”.

“Ndryshimet përmbushin një rregullore të plotë sipas BE-së, për prodhimin, kontrollin dhe cilësinë e produkteve veterinare për të garantuar sigurinë ushqimore në vend”, u shpreh Jaupllari.

Sipas tij, vëmendje i kushtohet vendosjes së standardeve për lëndët e para të importuara, të nevojshme për prodhimin e produkteve veterinare në vendin tonë, duke garantuar kështu barna me standarde njësoj si ilaçet që vijnë nga importi.

Ai theksoi se, ndryshimi i dytë lidhet me unifikimin e ushtrimit të profesionit të veterinerit.

“Ne unifikojmë dhe teknikët veterinarë që vijnë nga shkollat profesionale, ose menaxherët veterinarë, të cilët kanë të drejtë në ushtrimin e profesionit nën mbikqyrjen e mjekut veterinar”, deklaroi Jaupllari.

RTSH Shkodra

Recent Posts

“Shkodra Elektronike” intervistë në mediat italiane, Beatriçe Gjergji rrëfen për jehonën e këngës

Kënga fituese e edicionit të 63 të Festivalit të këngës në Radio Televizionin Shqiptar ka…

9 hours ago

Miss Shqipëria 2025 – Hapen zyrtarisht audicionet për vajzat të cilat do jenë pjesëmarrëse në këtë event

Miss Shqipëria”, eventi më i madh i bukurisë shqiptare, çeli siparin e edicionit të 27…

9 hours ago

Haland dhe fiksimi për makinat, ka blerë veturën e sigurisë së F1 për 350.000 mijë stërlina

Vetëm pak javë pasi hodhi firmën në kontratën e re me Mançester Sitin, sipas së…

10 hours ago

Platini për “SonntagsZeitung”: Blater edhe Infantino s’dinë të godasin topin, italo-zviceriani do më shumë pushtetin dhe paratë se futbollin!

Në intervistën që dha për “SonntagsZeitung”, Mishel Platini tregoi disa prej problematikave të mëdha që…

10 hours ago

Vllaznia- Elbasani, tashmë për kupë / Në “Loro Boriçi” rikthehen skuadrat që barazuan 1- 1 për Superligën

Pas barazimit 1-1 për Supërligën, Vllaznia dhe Elbasani do të masin forcat sërish në “Loro…

10 hours ago

Fshati i vogël me prodhimtari të lartë – Fermerët e Goricës : Infrastruktura rrugore jo në favor për shitjen e prodhimeve

Fshati i vogël i Goricës në njësinë administrative të Anës së Malit, në Bashkinë e…

10 hours ago

This website uses cookies.