Java Botërore e Hapësirës
Nis sot Java Botërore e Hapësirës (4-10 tetor). Me rezolutën 54/68 të 6 dhjetorit 1999, Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara shpalli Javën Botërore të Hapësirës, për të festuar kontributin e shkencës dhe teknologjisë hapësinore në përmirësimin e kushteve të qenieve njerëzore.
Java Botërore e Hapësirës është ngjarja më e madhe vjetore hapësinore në botë. Këto ditë ndihmojnë në frymëzimin e studentëve; demonstrojnë mbështetje të dukshme publike për programin hapësinor; edukojnë publikun për aktivitetet hapësinore; dhe nxisin bashkëpunimin ndërkombëtar në shtrirjen dhe edukimin në hapësirë.
Çdo vit një temë zgjidhet nga Bordi i Drejtorëve të Shoqatës së Javës Botërore të Hapësirës. Tema e këtij viti është “Hapësira dhe sipërmarrja”.
Me uljen e kostove të nisjes në hapësirë, tani është e mundur që një biznes i vogël të ndërtojë dhe lëshojë një satelit të vogël dhe për sipërmarrësit të krijojë produkte të reja, të dhëna për qeveritë dhe industrinë etj.
Java Botërore e Hapësirës 2023 do të frymëzojë studentët në mbarë botën për të studiuar STEM dhe biznes, si dhe do t’u ofrojë kompanive hapësinore mundësinë për të rekrutuar fuqinë punëtore të nevojshme për zgjerimin e industrisë komerciale të hapësirës.