Java Botërore e Ndërgjegjësimit, Koçiu: Rezistenca ndaj antibiotikëve, kërcënim i fuqishëm
Në Javën Botërore të Ndërgjegjësimit për Përdorimin Racional të Antibiotikëve dhe Antimikrobikëve, ministrja e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, Albana Koçiu na kujton rëndësinë e përdorimit të kujdesshëm të këtyre barnave për të mbrojtur shëndetin tonë dhe të brezave të ardhshëm.
“Rezistenca ndaj antibiotikëve është një kërcënim i heshtur, por i fuqishëm, që mund të ndikojë në shëndetin e njerëzve, kafshëve dhe mjedisit. Vetëm përmes bashkëpunimit ndërsektorial dhe ndërgjegjësimit të përbashkët, mund të adresojmë këtë sfidë globale. Sipas qasjes “One Health”, le të ndërtojmë një të ardhme ku antibiotikët përdoren me përgjegjësi dhe efektivitet. Të veprojmë sot, për një të nesërme më të shëndetshme”, thotë Koçiu në postimin në rrjetet sociale.