Java europiane e lëvizshmërisë/ Qendra e Shkodrës kthehet në një shesh festiv për fëmijët e qytetit
Bashkia Shkodër i është bashkuar Javës Evropiane të Lëvizshmërisë duke e kthyer qëndrën e qytetit të Shkodrës në një shesh festiv për fëmijët e qytetit. Muzikë, lojëra, argëtim dhe mikja e shkodranëve biçikleta ka qënë kryefjalë e 22 Shtatorit në Shkodër. Kryetari i Bashkisë Shkodër Benet Beci i është bashkuar këtyre aktiviteteve duke përcjellë edhe mesazhin se korsitë e bicikletave do të shtrihen në të gjithë rrugën e qytetit.
Gjithashtu bashkia Shkodër po punon edhe për hartimin e planit të lëvizshmërisë që synon përmirësimin e levizjeve të trafikut në Shkodër. Eskpertë të lëvizshmërisë pritet të nxjerrin rezultatet konkrete të ndërhyrje dhe orientimit të trafikut në rrugët kryesore të qytetit për të lehtësuar lëvizjen e qytetarëve