Java Evropiane e Lëvizshmërisë, aktivitete të larmishme në Shkodër

Në Bashkinë Shkodër ka nisur Java Evropiane e Lëvizshmërisë, e cila do të jetë e mbushur me aktivitete të ndryshme për fëmijë dhe të rinj.

Në kuadër të këtij eventi, do të organizohen xhiro me biçikleta me pjesëmarrësit nga shkollat 9-vjeçare dhe gjimnazet, performanca sportive, kënde lojërash, workshope, dhe panaire artizanati, duke arritur kulmin në “Ditën pa Makina”.

Bashkia Shkodër përmes një sondazhi në kuadër të planit të lëvizshmërisë në Shkodër, mblodhi të dhëna të cilat janë një shtysë e fortë për ta bërë Shkodrën një qytet të pastër, të gjelbër dhe me cilësi më të mirë jetese, ku banorët jetojnë në harmoni me natyrën.

Sipas të dhënave që dolën prej sondazhit, më shumë se 90% e familjeve në Shkodër kanë biçikleta, mesatarisht nga 2 për çdo familje dhe më shumë se 90% e qytetarëve mbështesin krijimin e korsive të dedikuara për biçikleta.

Për më shumë se 2/3 e banorëve, përdorimi i biçikletave është pjesë e aktiviteteve të përditshme, por problemet kryesore që qytetarët hasin janë mungesa e korsive të dedikuara dhe parkimi dyshe.

Biçikleta tashmë është bërë simbol i logos turistike të qytetit dhe suveniri zyrtar që Bashkia Shkodër promovon.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.