Java Kombëtare e Praktikave Profesionale – Shkolla “Hamdi Bushati” hapi dyert për bizneset

Shkolla profesionale “Hamdi Bushati” zhvilloi një takim me përfaqësues të bizneseve, në kuadër të Javës së Praktikave Profesionale.
Qëllimi i këtij organizimi është forcimi i bashkëpunimit mes bizneseve dhe shkollës profesionale “Hamdi Bushati”.
Programet mësimore, por edhe praktikat në biznese, bëjnë që nxënësit të jenë thuajse të gatshëm për tregun e punës, menjëherë sapo përfundojnë studimet.
Java e Praktikave Profesionale do të zgjasë deri më 30 nëntor.
Ajo është një mundësi e shkëlqyer për prezantimin e projekteve nga ana e nxënësve, ndarjen e përvojave praktike dhe marrjen e udhëzimeve nga ekspertët.