Shkolla Industriale “Arben Broci” në Shkodër hapi dyert për nxënësit e ciklit 9- vjeçar për t’i njohur ata me mundësitë që ofron ky institucion i arsimit profesional.
Kjo ditë iu dedikua promovimit të drejtimit të Teknologjisë së Informacionit dhe Komunikimit.
Aktiviteti promovues u zhvillua në kuadër të Javës Kombëtare të Praktikave Profesionale me qëllim afrimin e të rinjve me botën e punës.
Java e Praktikave Profesionale do të zgjasë deri më 30 nëntor.
Ajo është një mundësi e mirë për prezantimin e projekteve nga ana e nxënësve, ndarjen e përvojave praktike dhe marrjen e udhëzimeve nga ekspertët.
Shkolla Industriale “Arben Broci” ka rreth 460 nxënës të ndarë në drejtimin e Elektroteknikës, Shërbim Mjetesh Transporti, Mekanikë, Termo-Hidraulikë, Ndërtim dhe Teknologji e Informimit dhe Komunikimit.
Katër fitore, 2 barazime dhe 4 humbje. Ky është bilanci i Sergio Conceiçaos në Serie…
Një ngjarje e rëndë ka tronditur qytetin perëndimor të Gjermanisë, Mannheim, ku një automjet ka…
Një ditë pasi liderët evropianë mbështetën Ukrainën në samitin e Londrës, që erdhi pas përplasjes…
Në qytetin e Augsburgut, një nga rajonet e Gjermanisë, jetojnë mbi 300 mijë qytetarë, mes…
Kryeparlamentarja Elisa Spiropali ka marrë pjesë në ceremoninë përkujtimore mbi Luigj Gurakuqin, 100 vjet pas…
Një 46-vjeçar me rrezikshmëri të lartë shoqërore, me precedentë për vrasje dhe në kërkim për…
This website uses cookies.