Java kulturore e Malit të Zi – “Butterfly” në teatrin “Migjeni” përmbylli ditët kushtuar kulturës malazeze

“Butterfly”, Shpërbërja e Familjes ose Iluzioni i Lirisë, ishte kjo shfaqja teatrore që përcollën aktorët nga Mali i Zi për të pranishmit në Teatrin “Migjeni”.

 Një shfaqje që sfidon perceptimet e zakonshme dhe që vjen si një ftesë për reflektim si dhe për të kuptuar se çdo gjë ka dy anë.

Shfaqja teatrore përmbylli ditët dedikuar Javës Kulturore të Malit të Zi.

 I pranishëm në këtë mbrëmje ishte edhe Ministri i Diasporës së këtij shteti,  Mirsad Azemovic.

 Ai theksoi se edhe në Malin e Zi do të festohet Java Kulturore e Shqipërisë duke nisur nga viti i ardhshëm.

“Gjatë këtyre ditëve kemi patur mundësi të shikojmë dhe kuptojmë lidhjen kulturore që ekziston mes dy vendeve tona.  

Po ashtu kjo forcon edhe më shumë marrëdhëniet mes njerëzve. Raportet mes dy qeverive janë shumë të mira, por ka gjithmonë vend për të përmirësuar dhe bërë më shumë.

 Ministrja e Kulturës në Malin e Zi ka premtuar se nga viti i ardhshëm do të organizohet Java Kulturore Shqiptare”, theksoi Mirsad Azemovic.

Bashkëpunimet kulturore mes dy vendeve pritet të vijojnë edhe më tej.

Ky është edicioni i tretë i JKN. Ato nisën si një iniciativë e Ministrisë së Kulturës me qëllimin për të përçuar vlerat dhe traditat e për të nxitur shkëmbimin kulturor dhe frymëzuar inovacionin.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.