Java kundër diskriminimit/ Gjuha e urrejtjes në mediat sociale dhe mediat e tjera mbetet një fenomen shqetësues
Gjuha e urrejtjes në mediat sociale ishte fokusi i takimit të zhvilluar në shkollën e mesme “Oso Kuka” të Shkodrës në kuadër të Javës Kundër Diskriminimit. Mbrotja e të drejtave të njeriut mbetet një pikë e rëndësishme që sanksionohet edhe në Kushtetutën e vendit.
Diskriminimi vjen i përhapur në forma të ndryshme të tij duke sjellë pasoja negative për shoqërinë.Ky fenomen paraqitet jo pak shqetësues tek të rinjtë.Rreth 300 ankesa me bazë diskriminimin rezultuan përgjatë vitit 2023. Ato përfshijnë grupmosha të ndryshme. “Nga diskriminimi për aftësinë e kufizuar e deri tek gjuha e urrejtjes në mediat sociale, rastet janë nga më të ndryshmet”, shprehet komisioneri Gajda.Referuar të dhënave statistikore, përgjatë vitit 2023 mbi 300 raste me bazë diskriminimin u adresuan në drejtim të Zyrës së Komisionerit për Mbrojtjen nga Diskriminimi.