Java sportive e Ballkanit Perëndimor – Nis në Shkodër aktiviteti sportiv tre ditor
Universiteti i Shkodrës “Luigj Gurakuqi” ka nisur aktivitetin sportiv tre ditor në kuadër të Javës Sportive të Ballkanit Perëndimor.
Ditën e sotme pranë palestrës së universitetit u zhvilluan ndeshjet e volejbollit me nxënës të shkollave të qytetit.
Edhe nxënësit vlerësojnë aktivitetin sportiv që po zhvillohet.
Sipas mësuesve të edukimit fizik aktivitete të tilla shërbejnë edhe për evidentimin e talenteve të reja.
Nesër ky organizim do të vijojë para sheshit të Bashkisë me sportin e Takwendos dhe lojëra popullore me nxënës të shkollave të qytetit të Shkodrës