“Java sportive” në Shtëpinë e të Moshuarve – Mbyllet aktiviteti tre ditor i organizuar nga Universiteti “Luigj Gurakuqi”

U zhvillua sot dita e tretë dhe përmbyllëse e aktivitetit sportiv në kuadër të javës Sportive në Ballkanin Perëndimor.
Ndryshe nga ditët e tjera, aktiviteti u organizua në “Shtëpinë e të Moshuarve” në Shkodër përmes një atmosfere festive si dhe me ushtrime aerobike me banorët e këtij instiucioni.
Çdo ditë, pranë “Shtëpisë së të Moshuarve” zhvillohen ushtrime areobike duke përmirësuar edhe në këtë mënyrë jetën e banorëve.
Qëllimi i Javës së Sportit i organizuar nga universiteti “Luigj Gurakuqi” është promovimi i vlerave që ka sporti për një jetë të shëndetshme, nxitjen e zhvillimit të aktiviteteve sportive në të gjitha grupmoshat dhe një mënyrë jetese aktive në popullatë.