Jehona Varfi, drejtoresha e re e Cirkut Kombëtar

Jehona Varfi do të jetë drejtoresha e re e Cirkut Kombëtar.

Lajmin e bëri të ditur ministri i Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, Blendi Gonxhja.

Jehona Varfi është diplomuar në Trashëgimi Kulturore nga Universiteti i Prishtinës në vitin 2010, me bursë të plotë nga Agjencia Austriake për Bashkëpunim Ndërkombëtar në Edukim dhe Kërkim. Jehona Varfi ka ndërtuar një karrierë të pasur në fushën e menaxhimit kulturor dhe rinor.

Me një përvojë të gjerë në menaxhimin e projekteve strategjike, trashëgimisë kulturore dhe politikave publike, drejtoresha e re e Cirkut Kombëtar ka kontribuar në zhvillimin e politikave rinore në nivel kombëtar dhe ndërkombëtar.

Përvoja e saj në institucionet shtetërore, përfshirë në disa ministri, si dhe përfaqësimi i Shqipërisë në Këshilla Ndërkombëtarë, e ka spikatur si një drejtuese me një vizion të qartë për potencialin e artit dhe kulturës.

Ministri Gonxhja tha se, drejtimi i saj sfidues në Cirkun Kombëtar pritet të sjellë një frymë të re dhe kreative, duke i dhënë një platformë më të gjerë artistëve të rinj dhe për të ngritur institucionin në nivelin që ai meriton, me një kalendar të pasur kulturor e bashkëpunime rajonale, si dhe në rritjen e kapaciteteve njerëzore.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.