Jep dorëheqjen Gramoz Sako, kreu i Gardës së Republikës
Komandanti i Gardës së Republikës Gramoz Sako ka dhënë dorëheqjen, bënë të ditur burimet për RTSH.
Arsyeja e kësaj dorëheqje ende nuk është bërë e ditur, por mësohet se ajo i është paraqitur ministrit të brendshëm, i cili e ka pranuar.
Sako kishte në krye të Gardës së Republikës afro 11 vite. Pak kohë më parë ndaj Sakos është ushtruar vettingu ku rezultoi i pastër në tri shtyllat, pasurinë, pastërtinë e figurës dhe aftësitë profesionale.
Brenda javës së ardhshme pritet edhe propozimi për zëvendësuesin e Sakos në këtë detyrë.