Jep dorëheqjen ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Armend MehajArmend Mehaj ka dh…
Jep dorëheqjen ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Armend Mehaj
Armend Mehaj ka dhënë dorëheqjen nga posti i Ministri të Forcës dhe Sigurisë së Kosovës.
Mehaj i është përgjigjur interesimit të mediave në Kosovës, teksa është shprehur se “po, kam dhënë dorëheqje. Arsye familjare”, ndërsa ka bërë të ditur se së shpejti do të dalë në një konferencë për shtyp.
Mehaj pritet të zëvendësohet nga koloneli i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Ejup Maqedonci.
Kolonel Ejup Maqedonci ka qenë pjesëtar i luftës çlirimtare të Kosovës, komandant i Batalionit të Parë të Brigadës 153 të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, në Zonën Operative të Llapit.
Më pas ka veshur uniformën e Trupave Mbrojtëse të Kosovës (TMK), si komandant për një dekadë i Batalionit të Kërkim- Shpëtimit dhe për të vijuar kontributin si pjesëtar i FSK-së në detyrën Shef i Departamentit të Operacioneve dhe Trajnimit në Shtabin e Përgjithshëm.