Jep dorëheqjen presidenti i Rumanisë, Klaus Iohannis

Klaus Iohannis

Presidenti i Rumanisë, Klaus Iohannis, ka dhënë dorëheqjen nga posti.

Ky njoftim vjen teksa opozita rumune po bënte një përpjekje për ta rrëzuar atë nga posti, pasi ai qëndroi si president edhe pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për të anuluar zgjedhjet presidenciale, raundin e parë të të cilave e fitoi kandidati i krahut të djathtë, prorusi Calin Georgescu.

Gjykata Kushtetuese i kishte kërkuar atij të qëndronte në postin e presidentit edhe pas mandatit të tij, që i përfundoi në mesin e dhjetorit, për shkak të anulimit të zgjedhjeve.

Gjykata Kushtetuese anuloi zgjedhjet dy ditë para se të mbahej rundi i dytë mes Georgescut dhe kandidates proevropiane, Elena Lasaconi.

Zgjedhjet e reja presidenciale planifikohen të mbahen më 4 maj dhe nëse asnjë nga kandidatët nuk merr shumicën, rundi i dytë do të mbahet më 18 maj.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.