“Jepi Za”, projekti i të rinjve/Ky podcast synon trajtimin e fenomeneve që shqetësojnë të rinjtë

Qendra Rinore “Atelie” në Shkodër promovon herë pas here aktivitete dhe iniciativa në dobi të të rinjve të qytetit. Kinerinore, ekspozita, prezantime librash janë disa prej tyre. Projekti më i ri është podcasti “Jepi za”, një rrugëtim që synon të kthehet në një mision për të eksploruar tematika të rëndësishme dhe për të frymëzuar drejt të mirës së përbashkët.Ky projekt i të rinjve synon t’i japë zë të gjitha çështjeve që shqetësojnë të rinjtë shkodranë pa lënë mënjanë pjesën e bukur që i karakterizon ata.Të rinjtë do të realizojnë një episod në muaj ndërsa projekti i mbështetur nga Bashkia Shkodër pritet të ketë vazhdimësi në kohë.