Jeta e Fan Nolit në Amerikë/Libri i Ilir Ikonomit “Fan Noli Apostulli” sjell figurën eminente të historisë shqiptare
Famullia dhe Biblioteka “Zoja e Shkodrës” organizuan në sallën “Kardinal Mikel Koliqi” takimin me studiuesin dhe ish-gazetarin, Ilir Ikonomi për prezantimin e librit më të ri “Fan Noli Apostulli”. Autori sjell jetën e Nolit në Amerikë nga viti 1906 deri më 1920. Ky është vëllimi i parë i Ikonomit ndërsa do ta pasojnë librin edhe dy vëllime të tjera.Autori Ikonomi ka bërë një punë intensive kërkimore në Arkivin e Shtetit.Për figurën komplekse të Nolit, e pasqyruar në këtë vëllim të parë të Ikonomit folën para të pranishmëve edhe organizatorët e takimit.Ilir Ikonomi është autor i disa librave:
“Faik Konica, jeta në Washington”, “Pavarësia”, “Pushtimi” dhe “Esat Pashë Toptani, njeriu, lufta, pushteti”.