Jeta e trazuar e yllit të “Friends”, Matthew Perry. Nga varësia ndaj alkoolit deri sa mbylli sytë në moshën 54-vjeçare

9f29def2badd48e5b35754ec0a157136

9f29def2badd48e5b35754ec0a157136

ktori Matthew Perry, i cili luajti rolin e Chandler Bing në serialin e njohur televiziv të viteve 1990, “Friends”, ndërroi jetë të shtunën ku deri më tani dyshohet se është mbytur në një vaskë me ujë të nxehtë. Ai ishte 54 vjeç.

Aktori u gjet i pavetëdijshëm në xhakuzin e tij pasi luajti dy orë me top në Riviera afër shtëpisë së tij në lagjen Pacific Palisades të Los Anxhelosit.

Pasi u kthye nga loja, ai i kërkoi ndihmësit të tij që të kryente disa punë. Kur asistenti u kthye dy orë më vonë, ai e gjeti Perry-n që nuk reagonte në vaskë dhe thirri 911, raporton TMZ, duke cituar autoritetet policore.

Disa burime të tjera thanë se Perry pësoi një arrest kardiak ndërsa ishte në xhakuzi.

Zëdhënësi i Departamentit të Zjarrfikësve të Los Anxhelosit, Brian Humphrey i tha CNN-it se morën një telefonatë te 911 në orën 16:07 me kohën lokale.

Postimi i fundit i Perry në Instagram, më 23 tetor – pesë ditë para vdekjes së tij – përfshinte një fotografi të të ulur në pishinë ose xhakuzi gjatë natës, me fjalët: “Oh, sa i ngrohtë qenka uji! Jam Mattman”.

Aktualisht Perry nuk po luante në ndonjë rol ndërsa postonte rregullisht në llogarinë e tij në Instagram.

“Mattman” është një emër që Perry kishte përdorur ditët e fundit ndërsa postonte në mediat sociale, shpesh duke përfshirë referenca dhe imazhe në lidhje me Batman. Ky emër ishte gjithashtu një emërtim që ai e kishte lidhur me çështjet e shëndetit mendor.

Një ditë para fotos së vaskës së nxehtë, ai shkroi krahas një videoje. “A e kuptoni atë që po përpiqem t’ju them? – Unë jam Mattman”. Dhe të martën ai shkroi: “Le t’i bëjmë stigmat, stigmë. – Unë jam Mattman #shëndet mendor.”

Aktori ka pasur varësi nga alkooli në fillimet e serialit Friends.

“Por në kohën kur isha 34 vjeç, isha vërtet në telashe”, tha Perry për People.

Në vitin 2021 ai u shfaq në ribashkimin e veçantë televiziv të Friends së bashku me pesë yjet e tjerë, për të kujtuar trashëgiminë e shfaqjes.

“Por ka pasur vite që kam qenë esëll gjatë asaj kohe. Sezoni 9 ishte viti që unë isha i matur gjatë gjithë kohës. Dhe në atë sezon kur u nominova për aktorin më të mirë [në Emmys]? Unë thashë: “Kjo duhet të më tregojë diçka.”

Perry tha se gjithçka erdhi duke u përkeqësuar ndërsa ai plakej duke përfshirë përdorimin e 55 pilulave Vicodin çdo ditë në një moment kur ai luante në Friends.

“Nuk dija si të ndaloja” tha Perry.

“Nëse policia do të vinte në shtëpinë time dhe do të thoshte: “Nëse pi sonte, do të të çojmë në burg”, unë do të filloja të bëja valixhet gati”

Perry kaloi periudha të gjata rehabilitimi dhe 14 operacioneve në stomak gjatë gjithë jetës së tij.

“Jennifer Aniston më mori mënjanë një herë dhe më tha ‘E di që pi’”, tha Perry. “Dhe unë thashë: “Nga e di ti?” Dhe ajo tha “Po mund ta nuhas fare lehtë”.

Ndërveprimi nuk e ndaloi atë të përdorte drogë, dhe do të vazhdonte ta kontrollonte atë për pjesën tjetër të jetës së tij – edhe për dekada pasi shfaqja ndaloi xhirimet.

Në fakt, i gjithë kasti i Friends e “shpëtoi” ndaj varësisë së tij nga alkooli.  

[Shokët e mi] ishin të kuptueshëm dhe ishin të durueshëm. Mund të thuhet se [realizimi i shfaqjes] më shpëtoi” tha aktori për People.

Vitin e fundit, Perry i kushtoi kohën rrëfimit të historisë së tij të varësisë dhe rehabilitimit me shpresën e shprehur se fjalët e tij do të ndihmonin njerëzit e tjerë që po kalonin një situatë të ngjashme.

“Natyrisht, për shkak se isha në “Friends”, më shumë njerëz do të më dëgjojnë. Kështu që unë duhet të përfitoj nga kjo dhe duhet të ndihmoj sa më shumë njerëz që të mundem”, tha Perry për Diane Saëyer për ABC News në tetor të vitit të kaluar.

“Kur dikush ju thërret për ndihmë dhe ju thotë: “Jam në telashe”, çfarë doni t’i thoni në fillim?” Pyeti Sojer.

“Unë them, ‘Ejani. Le të flasim’,” tha Perry. Dhe ndiqni, dhe ndihmoni personin, dhe unë shoh dritën që ndizet në sytë e tyre. Unë e kam përgjigjen për shkak të pengesave kaq shumë. Unë mund t’i ndihmoja.”

Lloji i mesazhit që mendoj se jap me këtë libër është mos u dorëzo. Ka një dorë ndihme atje jashtë. Nëse nuk do të merrja ndihmë, nuk do të isha këtu. Gjithçka ka të bëjë me gjetjen e dikujt që di më shumë se ju për këto gjëra dhe thjesht ti duhet t’i dëgjosh ata”, tha Perry.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.