“Jetë Shqiptare”-Arben Prifti: Çrregullimi psikologjik çon drejt botës së krimit

Në emisionin “Jetë Shqiptare” për të folur mbi identikitin e një vrasësi ishte i ftuar pedagogu i Kriminologjisë, avokat dhe pedagog në fushën penale Arben Prifti i cili foli për profilin psikologjik të një vrasësi dhe për çrregullimet psikopatike që ato kanë.

Nga pikëpamja kriminologjike është një faktor nëse flasim për një profil të autorit pasi ka të bëjë me çrregullimin psikologjik të tij dhe këta autor futen në botën e krimit. Fillimisht shihet ecuria e tyre në familje, trajtimi në vegjëli dhe keqtrajtimi. Ku në adoleshencë mund të pësojnë trauma dhe më pas në moshën 25 vjeçare sjellin momente të vështira të cilat kanë kaluar. Nga tipologjia e krimit janë dy, e para është autori e njeh viktimën dhe e dyta është  kur autori nuk e njeh viktimën. Në rastin e Liridonës ku vepra penale ka ndodhur midis bashkëshortëve shkaku është kompleks, këta lloj tipash vjen momenti që shpërthejnë pas gjithë problemesh të akumuluara prej kohësh”, tha Arben Prifti.

Gjithashtu Arben Prifti theksoi se vrasësit në përgjithësi janë aktor të cilët bëjnë kujdes për të ruajtur profilin psikologjik. Duke dashur të cek edhe çështjen e Liridonës, Prifti theksoi se motivet për këtë vepër penale mund të jenë të ndryshme dhe për këtë arsye duhen parë me kujdes.

Ka vrasës që e kryejnë me qetësinë më të madhe por ka dhe vrasës që pendohen. Vrasësit serial ka pasur raste që janë dorëzuar dhe kanë rrëfyer të gjithë historikun e vrasjeve.

Për këta aktor gjithmonë bëjnë kujdes për të ruajtur ekuilibrin psikologjik. Nëse kanë çrregullime psikopatike vjen një moment që nuk i bën përshtypje asgjë.

Motivet mund të jenë nga më të ndryshmet por nga informacionet që janë dhënë mund të dyshohet se ka pasur veprimtari kriminale në Suedi. Mund të jetë një shkak familjar i brendshëm. Thuhet se në 2019 kanë pasur një problem divorci. Pasojat janë shumë të renda një person do të ndëshkohet por janë edhe fëmijët të cilët janë minoren dhe duhet kujdes”, tha Arben Prifti.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Kupa e Shqipërisë në RTSH/ Kalendari i plotë i ndeshjeve të kthimit të fazës çerekfinale

Kupa e Shqipërisë rikthehet këtë javë me ndeshjet e kthimit të çerekfinaleve, që do të…

5 hours ago

Zgjedhjet e 11 majit, SPAK publikon strategjinë e hetimit dhe parandalimit të krimit zgjedhor

Prokuroria e Posaçme publikon strategjinë e hetimit dhe parandalimit të krimit zgjedhor, për “Zgjedhjet për…

5 hours ago

Lezhë- Policia prangos Serxhio Nikollin, ishte në kërkim ndërkombëtar

Policia e Lezhës bëri të ditur se ka finalizuar operacionin policor të koduar “Terni", duke…

5 hours ago

Bisedimet e anëtarësimit, MEKI njofton hapjen e grupkapitujve 2 dhe 3

Autoritetet shqiptare njoftuan hapjen zyrtare të dy grupkapitujve të tjerë të bisedimeve të anëtarësimit të…

5 hours ago

“Ahengu shkodran” në qytetin e Tuzit  – Spektakli i veçantë në trevat e Malësisë përtej kufirit shtetëror

Ahengu shkodran udhëtoi drejt Tuzit për të performuar repertorin e tij me motivet qytetare shkodrane,…

6 hours ago

“Ta tham n’Shkodër” !  – Eventi i organizuar nga Këshilli Vendor i Rinisë Shkodër dhe Qendra Rinore “Atelie”

Ta tham n’Shkodër” ! Me këtë emërtim vjen një seri eventesh dedikuar të rinjve, me…

6 hours ago

This website uses cookies.