“Jetë Shqiptare”/Emocionet e të kënduarit në një skenë të madhe si ajo e Festivalit të Këngës
Festivali i Këngës është eventi më i rëndësishëm i muzikës shqiptare që organizohet nga Radiotelevizioni Shqiptar çdo vit që prej vitit 1962.
Festivali përcakton përfaqësuesin shqiptar në ngjarjen më të rëndësishme të muzikës evropiane, në Eurovizion, që nga viti 2004.
Në emisionin “Jetë shqiptare” këngëtarja Arsi Bako u shpreh se madhështia e skenës së Festivalit të Këngës të jep shumë emocione.
“Herën e parë kisha shumë emocione dhe isha në ankth por sot jam më e qetë por kam emocione. Është një këngë motivuese dhe shtytëse për tu zgjuar. Tekstin e kam shkruar vet muzika nga Devis Hima. Jam frymëzuar nga gjendja ime aktuale. Kush do të intrigohet për ta dëgjuar do ta gjej veten.
Unë e kam shumë qejf, luaj muzikë live por është ndryshe kur je në atë skenë. Në performacën time mendoj çfarë duhet të përmirësoj. E kam ëndërr Eurovizionin se mendoj se kam shumë punë me veten time për të qenë aty ku dua”, tha këngëtarja Arsi Bako.
Ndërsa këngëtari Eldis Arrnjeti tha se kënga e përzgjedhur këtë vit vjen nga një histori personale nga e cila është frymëzuar dhe padyshim që skena e madhe e festivalit i jep shumë emocione.
“Ishte surprizë dhe çdo artist lumturohet kur bëhet pjesë e festivalit më madh. Tekstin e kam bërë vetë dhe është një histori personale, një dramë të cilën e kam kaluar para një vitit pas humbjes së një personi të dashur, është një dedikim, kam frikë se do të krijoj nota dramatike, Bujar Daci është kompozitori i këngës time.
Emocionet janë të mëdha në çdo skenë mbi të gjitha ajo e festivalit, emocionet i kam të dyfishta në krahasim me pjesëmarrjen e shkuar ku kënga ka kapur pritshmërinë time dhe e ka përmbushur misionin e saj. Kam akoma kohë për në Eurovizion”, tha këngëtari Eldis Arrnjeti.