Erion Dasho
Vaksinimet kundër kancerit stimulojnë sistemin imunitar në mënyrë që sistemi mbrojtës i trupit të luftojë në mënyrë specifike kundër qelizave tumorale.
Lidhur me këtë temë në një komunikim drejtpërdrejtë në emisionin “Jetë Shqiptare” Erion Dasho, mjek në Gjermani tha se vaksina është shpresë për sëmundjet tumorale.
I pyetur nga moderatori i emisionit Andri Xhahu nëse kjo vaksinë është efikase dhe nëse arrin të shpëtojë jetë, mjeku Erion Dasho u shpreh se në mjekësinë e ditëve të sotme flitet për mjekësi të personalizuar ku efektshmëria mund të shkojë në përqindje të larta dhe se janë terapi shumë të mira për tumore të ndryshëm.
“Një preperat i cili vepron deri në 90% tek pacientët, mjekësia moderne është në nivel personalizimi. Merr qelizat nga sistemi imunitar i ndryshon gjenetikisht më pas qelizat i ri injekton përsëri. Është terapi e personalizuar për individin dhe për tumorin. Në Gjermani janë më shumë se 20 qendra të specializuara për këto raste. Janë terapi që veprojnë shumë mirë në tumore të ndryshëm.
Bëhet fjalë për trajtime të personalizuara dhe shumë të shtrenjta siç është “KIMRIA” e cila kushton rreth 500 mijë dollarë për trajtim për individ. Terapi shumë efektive dhe e personalizuar.
Ka dhe vaksina parandaluese siç është HPV për kancerin e qafës se mitrës apo helykobraktri për stomakun por këto janë vaksina të zakonshme si të gjithë vaksinat e tjera të cilët parandalojnë tumoret”, tha doktor Erion Dasho.
Java e fundit e fazës së tretë të kampionatit “Abissnet Superiore” do të zhvillohet të…
Me 76 vota Kuvendi miratoi të enjten dy aktet normative të Këshillit të Ministrave për…
Figurës së heroit tonë kombëtar, Gjergj Kastriotit Skënderbe, i është shtuar edhe një tjetër statujë…
Një ngjarje e rëndë ka ndodhur gjatë orëve të para të pasdites së sotme. Një…
Punimet në rrugët "Todi Germeni" dhe "Udhëtari" në Njësinë Administrative Rrethina janë drejt përmbylljes, duke…
Busti i Lekë Dukagjinit, do të vendoset në një nga sheshet e qytetit të Shkodrës.…
This website uses cookies.