Shefi i Mbrojtjes së Gjermanisë deklaroi se vendi i tij duhet të bëhet gati për luftë brenda 5 viteve.
Paralajmërimi i shefit të mbrojtjes së Gjermanisë, Carsten Breuer , i cili tha se duhet të përgatitemi për një sulm të mundshëm agresioni . Për një të përditshme gjermane, Breuer u shpreh se, “ lufta është një proces dhe ne nuk kemi pafund kohë sepse që nga përfundimi i Luftës së Ftohtë e deri më tani, për herë të parë po diktohet nga jashtë një luftë ndaj nesh.
Për të folur në lidhje me këtë çështje, në emisionin “Jeta Shqiptare” kanë qenë të ftuar, studiuesi dhe analisti, Dr Ardian Muhaj dhe Armand Plaka ndërsa në lidhje drejtpërdrejtë nga Gjermania ka folur Henri Haxhiraj, konsulentë i politikës gjermane si dhe gazetarja Nidele Hoxha.
Gazetarja Hoxha tregon e emocionuar se në Gjermani kanë nisur përgatitjet për ti paraprirë ndonjë sulmi të mundshëm nëse ndodh, që sikurse ajo shprehe nuk i ka lënë shije të mirë, por është një masa që duhet bërë për të mbrojtur popullsinë.
“Prezencë e jashtëzakonshme e ushtrisë në rrugë, si asnjëherë më parë. Po flitet për hapjen e bunkerëve , ku njëri prej tyre mund të strehohen 800 deri në 1000 veta. Po pastrohet duke u përshtatur në rast të një sulmi. Nuk ka lënë shije të mirë”, tha ajo.
Ndërsa Dr Ardian Muhaj, studiues dhe analistë u shpreh se, “Unë besoj se 5 vite është shumë sepse Gjermani gjatë gjithë kësaj kohe ka qenë shumë pak e përgatitur dhe për shkak të pasojave që erdhën si humbëse në Luftën e Dytë Botërorë dhe sanksioneve të vendosura ndaj saj.
“Gjermania e ka pasur të kufizuar dhe normalisht të negociuar aftësinë e saj për tu vetëmbrojtur. Paqen e dëshirojnë të gjithë por në dekadën e ardhshme futemi në shekullin e parë pas Luftës së dytë Botërorë. Dhe më i papërgatitur për nga aftësia ekonomia, demografia është Gjermania më e papërgatitur për shkak të bllokadës së vendosur. Është koha që të ridimisionohet politika e saj mbrojtjes. Situata e bënë padyshim të nevojshme që Gjermani të arrijë kapacitetin e vetë të mbrojtjes” tha ai.
Ndaj tha ai, Evropa i trembet një fitore të Rusisë në Ukrainë dhe kësaj i tremben sepse ndryshon dhe rendi ndërkombëtar. Gjithë ky tension lidhet me mos zgjidhen në kohë të këtij konflikti . sepse tani po bëhen dy vite nga lufta dhe asnjë prej palëve nuk e kishim menduar këtë zgjatje të luftës.
Ndërsa nga ana e tij, Armand Plaka, theksoi se “ unë mendoj që kjo duhet të merret në terma relativë.
“ Ky është si limit i fundin të dekadës e cila mund të ndodhi, por kjo është me një probalitet sipas asaj që i sugjerojnë . ai ka deklaruar se në bazë të kësaj trysnie informacioni mund të jetë kohë e mjaftueshme para përgatitja 5 deri në 8 vite” u shpreh Plaka.
Po nuk përjashtohen lufta hibride duke shkaktuar trazira kudo në Botës. Që sipas tij, Serbia “është dora e zgjatur e Moskës. Duhet të kemi sytë e çelur dhe Shqipëria duhet të bëhet pjesë e këtyre diskutimeve si në çdo vend që të përgatiten në këtë situatë të re dhe rikthehet diskutimi për shërbimin e ushtarak. Duhet të gjendet një formë që shoqëria të angazhohet në këtë aspekt”.
Gjithashtu ai theksoi nevojën e rritjes së ndërgjegjësimit në shoqërinë tonë sikurse bëjnë dhe në vendet e tjera të NATO-s.
“Mobilizimi i shoqërisë duhet të bëhet me ndërgjegjësim të shoqërisë për një kohë të shkurtër për të mësuar përdorimin e armëve” tha ai.
Gjithashtu dhe konsulentë i politikës gjermane, Henri haxhiraj, mendon se, “në Gjermani ka dy koncepte për këtë situatë. Koha 5 deri në 8 vite përdoret në aspektin ushtarak, kohë që i duhet ushtrisë që të bëhet gati. Në bazë të informacioneve që ka shteti gjerman, thuhet se në qofse se mund të ndodhi një sulm i mundshëm nuk mund të ndodhe para 5 viteve por në harkun 5 deri në 8 vite. Deri në funt të 2023 nga këto 100 miliardë janë dhënë vetëm 8.4 miliardë”.
Analiza e ndeshjes, Vllaznia-Teuta dhe Abissnet Superiore, java e 14-teështë analizuar mjenjëherë pas ndeshjes në…
Vllaznia arrin të marrë një fitore të vyer në frymen e fundit ndaj Teutës mbrërmjen…
Familjarë, miq, kolegë dhe qytetarë të shumtë kujtuan mjeshtrin e humorit Zef Deda. Aty ku…
Kjo e dielë e ka gjetur pikën e kalimit kufitar të Muriqanit me pak lëvizje…
Vitet e fundit po shtohen rastet e alergjive tek moshat e treta në Shkodër. Specialistët…
Puna për rehabilitimin e Zdrales po vijon në qyetin e Shkodrës.Aktualisht po punohet për shtrimin…
This website uses cookies.