Categories: KulturëLajme

“Jetë Shqiptare”/ Mposhti kancerin e gjirit, Fitore Zenelaj: Vajzat, burimi forcës sime. Përvojën e ktheva në fitore

Muaji tetor njihet si muaji i ndërgjegjësimit kundër kancerit të gjirit. Fitore Zenelaj, një prej personave të cilët përvojën e ka kthyer në fitore, ka rrëfyer për emisionin “Jetë Shqiptare” se si e mposhti sëmundjen.

Ajo ka deklaruar se kapja e sëmundjes në stadet e hershme, shpëton jetë, dhe për këtë arsye, ka vendosur të bëhet infermiere me qëllim që të ndihmojë qytetarët për t’u ndërgjegjësuar mbi kontrollet e vazhdueshme mjekësore.

Kontrolle tanimë i bëj rregullisht, më herët si kam bërë analizat, kontrollet. Por tanimë i bëj vazhdimisht.

Kam studiuar për infermieri, jam në oborrin e spitalit në Prizren ku bëj praktikën, pasi sëmundja më shtyu për këtë gjë, që të informoj njerëzit për kontrolle. Kapja e sëmundjes në stadet e hershme, shpëton jetë”, tha Zenelaj.

Më tej, ajo zbulon arsyen se përse mori vendimin që t’u rrëfej vajzave të saj se ishte diagnostikuar me kancerin e gjirit.

Burimi kryesor kanë qenë vajzat e mia të cilat në atë kohë ishin 4,6 dhe 8 vjeç. Unë do jetoj dhe luftoj për të rritur dhe edukuar vajzat dhe do jem për ato. Si di nëse kam gabuar, sepse u kam treguar vajzave.

Unë vajzave u tregova që në fillim, pjesën e heqjes së gjirit, duhet ta heq, dhe me kalimin e kohës do e vendos sërish në trupin tim. Pjesa  e flokëve ka qenë më e vështirë sepse ato si çdo fëmijë donin ta shinin mamanë me flokë të gjata.

Isha 24 orë me vajzat dhe nuk ishte diçka që fshihej. Unë mendoj që bëra mirë që u tregova vajzave, dhe ato sot janë shumë të forta, dhe çdo sfidë e vogël që u vjen, menjëherë u shkon mendja te unë, te forca ime dhe bëjnë  krahasime që mami ka kaluar gjëra më të mëdha”, u shpreh Zenelaj.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Dinastia Marubi, njëqind vite të studios fotografike shqiptare

Me rastin e 100-vjetorit të themelimit të dinastisë Marubi, një prej emrave më të njohur…

20 hours ago

Vijon numërimi në Kosovë, LVV kryeson me 80% të votave nga përfaqësitë diplomatike

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve në Kosovë vijon publikimin e të dhënave nga numërimi i votave…

20 hours ago

Pullat fiskale do prodhohen nga Shtypshkronja e Letrave me Vlerë, shpërndarja nis në fund të marsit

Ministria e Financave ka lajmëruar se me qëllim forcimin e kapaciteteve të autoriteteve shqiptare për…

20 hours ago

KQZ miraton fondet vjetore për partitë, regjistron 51 subjekte për zgjedhjet e 11 majit

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka miratuar fondet vjetore të 2025 për partitë politike që do…

21 hours ago

Fluks aplikimesh për Magjistraturën, fokusi te integriteti dhe aftësitë analitike

Në një kohë kur sistemi i drejtësisë po vuan nga mungesa e magjistratëve, boshllëk që…

21 hours ago

Ramazani, mesazhi i zëvendësmyftiut – Teologu Arben Halluni uron besimtarët myslimanë për muajin e shenjtë

Të shtunën, besimtarët myslimanë nisin muajin e Ramazanit. Me këtë rast, teologu Arben Halluni, zëvendësmyfti…

21 hours ago

This website uses cookies.