“Jetë Shqiptare” në RTSH/ Pasojat e luftës Izrael-Palestinë si do të ndikojë ajo në çështjet tona diplomatike, ekonomike dhe të sigurisë tonë

jete shqiptare emision rtsh

jete shqiptare emision rtsh

Mbi 1.300 njerëz të vrarë në dy ditë, të plagosur, pengje e shkatërrime. E gjitha filloi më 7 tetor, kur militantët palestinezë të Hamasit sulmuan papritur Izraelin nga Rripi i Gazës. Mijëra raketa u hodhën në lagje të banueshme, luftëtarët hynë brenda komuniteteve, vranë banorë dhe morën pengje.

Në përgjigje, ushtria e Izraelit nisi sulmet nga ajri në Rripin e Gazës, ndërsa Qeveria e vendit shpalli zyrtarisht luftë kundër Hamasit.

Të ftuar në emisionin “Jetë shqiptare” në RTSH, drejtuar nga Andri Xhaho dhe Elona Jaçellari, Eduart Gjokutaj, ekspert i ekonomisë dhe Akri Cipa eksperti i marrëdhënieve ndërkombëtare folën për pasojat e luftës Izrael-Palestinë dhe si do të ndikojë ajo në çështjet tona diplomatike, ekonomike dhe të sigurisë.

Akri Çipa u shpreh se ky konflikt ri mishërohet nga aktiviteti i Hamasit dhe është një konflikt i dëmshëm për të dyja pale duke krijuar që sens pasigurie.

Ky konflikt ri mishërohet përmes aktivitetit të Hamasit. Një organizatë që ka nën kontroll Gazën nga ku kanë ardhur dhe sulmet që përshkallëzoi konfliktin, e dëmshëm për të dyja palët dhe krijoi një sens të ri pasigurie. Duhet të theksoj se ka pasur përafrim të botës arabe me atë hebraike kohët e fundit dhe SHBA u përpoq për marrëveshje stabilizimi dhe që do ishte transformuese për gjithë konceptin në Lindjen e Mesme”, tha Cipa.

Gjokutaj u shpreh bota nuk u kap aq e parapërgatitur përveç një momenti fillestar. Gjithashtu eksperti tha se Rusisë i intereson ky konflikt se tërheq vëmendjen nga Ukraina.

Ka krijuar një mënyrë tjetër të kanaleve të shpërndarjes dhe masave mbrojtëse, sikurse janë fondet e planifikuara. Natyrshëm krizat militare s’do jenë më rastësi. Bashkuar me krizat financiare që i kanë bërë më të vëmendshme tregjet dhe nuk kapen në panik. Këto janë teori, sepse në terma konkrete, përpos asaj që pamë javët e para të konfliktit, ka filluar të merren masat për pasojat që mund të ketë në rritjen e çmimit të lëndëve djegëse, energjisë. Janë vendet e LM, Rusia nga ana tjetër, SHBA dhe Meksika që prodhojnë mjaftueshëm karburante për të ndër vepruar nga ana e tyre. Izraeli ka një kosto prej 1 milion dollarë në vit, kosto për një ushtar. Rusisë i intereson ky konflikt se tërheq vëmendjen nga Ukraina’, tha Gjokutaj.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.