Categories: Sociale

“Jetë Shqiptare”/Ngacmimet seksuale në vendin e punës, faktor edhe veshja

Kodi i Punës ndalon ngacmimet seksuale në vendin e punës. Shqetësim seksual është çdo formë e padëshiruar sjelljeje, e shprehur me fjalë ose veprime fizike e simbolike, me natyrë seksuale, e cila ka për qëllim ose sjell si pasojë cenimin e dinjitetit personal, në mënyrë të veçantë kur krijon një mjedis kërcënues, armiqësor, poshtërues, përçmues ose fyes, që kryhet nga punëdhënësi kundrejt një punëmarrësi, një punëkërkuesi për punë ose midis punëmarrësve.

Në “Jetë Shqiptare” për të folur për këtë temë ishin të ftuar poeti Albi Lushi, Silvana Bushati dhe Xhuliano Kukeli.

Poeti Albi Lushi tha se ngacmimet ne vendin e punës janë te shumta dhe këto sjellje reflektohen edhe në performancën e punës dhe deri në largimin prej saj. Gjithashtu poeti tha se jo më kot ekziston një kod veshjeje që duhet të respektohet në punë.

Ka shumë tipe ngacmimesh dhe kjo duhet ndarë, ngacmimet në vendin e punës janë të shumta. Nuk besoj se ka ngacmime seksuale 48% sepse është një shifër e madhe. Jo çdo fjalë e hedhur mund të jetë ngacmim seksual kjo varet nga konteksti. Ka shumë hipoteza që mund të ngremë në lidhje me këtë. Ka pafund raste të ngacmimeve seksuale të të gjitha formave. Jashtë kësaj që po flasim janë dhe meshkujt konservator që nuk i lënë gratë e tyre për këtë arsye. Nuk mund të shkosh në punë kur e di se eprori të ngacmon seksualisht. Kur një punonjëse afrohet nëpërmjet veshjes mund të quhet provokim dhe për këtë arsye ka dhe një kod veshjeje”, tha Albi Lushi. 

Ndërsa Silvana Bushati tha se është mirë që disa fjalë më tepër të thëna në vendin e punës të tolerohen.

Nuk më ka ndodhur të punoj tek të tjerët, por ne jemi evropian dhe duhet toleruar një fjale me tepër e thënë. Në një vend pune asgjë nuk ndodh me zorr. Vajzat afrohen vet dhe nëse i afrohet në mënyrë për ta ngacmuar ajo do të ndodhi duke dhënë sinjale”, tha Silvana Bushati.

Xhuljano Kukeli tha se edhe pse është mashkull edhe atë e kanë ngacmuar femrat në vendin e punës.

48% është shifër e lartë por ka ngacmime në punë sepse edhe komplimentet mund të merren për të tilla. Me kane ngacmuar ne vendin e punës”, tha Xhuljano Kukeli.

RTSH Shkodra

Share
Published by
RTSH Shkodra

Recent Posts

Përkujtohet 80-vjetori i Çlirimit/Homazhe në “Varrezat e Dëshmorëve” në Shkodër

Në Shkodër është përkujtuar 80-vjetori i çlirimit të vendit nga pushtuesit nazifashistë.Në nderim të kësaj…

10 hours ago

Kombëtarja e vajzave test miqësor/Vijojnë përgatitjet për ndeshjen miqësore kundër Rumanisë

Kombëtarja e vajzave po vazhdon përgatitjet për ndeshjen miqësore kundër Rumanisë, e cila do të…

10 hours ago

Inertet në brigjet e Kirit/Banorët: Depozitimi i mbetjeve po dëmton shtratin e lumit

Kjo është situata aktuale pranë brigjeve të lumit Kir, në afërsi të fshatit Kuç, në…

10 hours ago

Fluksi në pikat kufitare/ Shqiptarët zgjedhin të festojnë jashtë vendit

Ndikuar edhe nga fundjava qytetarë të shumtë i janë drejtuar Malit të Zi për të…

10 hours ago

Arrestohet në Muriqan 30-vjeçari/Albion Durakoviç ishte në kërkim për përdhunim nga një gjykatë e Francës

Nga 29 korriku i këtij viti rezultonte në kërkim ndërkombëtar, ndërsa këtë të premte u…

10 hours ago

Moti i keq përfshin Shqipërinë, ARRSH: Qarkullim pa probleme i mjeteve!

Moti i keq me reshje shiu dhe bore që ka përfshirë një pjesë të territorit…

11 hours ago

This website uses cookies.