“Jetë shqiptare”, Shqipëria me turizëm gjithëvjetor, Elton Çaushi: Të hiqet fjala “sezon”

Shqipëria ka përballuar një valë të madhe turistësh gjatë sezonit veror dhe tema u përcoll të martën në studion e emisionit “Jetë shqiptare” në RTSH 1.

E përditshmja italiane, “Corriere della Sera”, e vlerësoi së fundmi Tiranën një destinacion të mirë për vjeshtën.

Eksperti i turizmit, Elton Çaushi, tha se Shqipëria ka disa destinacione veç bregdetit, që i ftojnë të huajt në vend.

Vendet perëndimore, Gjermania, Zvicra, Holanda, Franca, kanë një pushim të gjatë një- deri dyjavor në shkolla dhe kjo është incentivë për të kërkuar një fundjavë të gjatë, nga e enjtja deri të hënën. Me siguri, Shqipëria me shumë gjasë ka për të marrë një vëmendje të shtuar këto dy javë në rast se edhe koha është në krahun tonë,” u shpreh z. Çaushi.

Sipas tij, Tirana mbetet një surprizë dhe njerëzit kanë përshtypje të mira kur largohen. 

Kryeqyteti është një kalë beteje në hartën e kryeqyteteve të Europës apo Mesdheut ku me shumë gjasa edhe në janar apo shkurt mund të gjesh diell që ngroh,” tha eksperti i turizmit.

Z. Çaushi propozoi që fjala “sezon” të hiqet nga fjalori i turizmit shqiptar dhe se vendi duhet të synojë një turizëm gjithëvjetor “që fillon më 1 janar dhe mbaron më 31 dhjetor”.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Cristiano Ronaldo rrezikon 100 goditje me kamxhik, Al Nassr nuk do të luajë në Iran

Një udhëtim me tension të lartë në Iran po i afrohet Cristiano Ronaldos. Pasi kishte…

13 hours ago

Bonusi i pranverës, nga 3 marsi nis shpërndarja për të gjithë pensionistët

Të hënën e 3 marsit nis shpërndarja e bonusin pranveror për pensionistët. Përfitues janë 730,430…

13 hours ago

Loti 2 i rrugës së Dukagjinit – Kryetari i Bashkisë Shkodër inspekton punimet në pjesën Lotaj- Ndërlysaj

Kryetari i Bashkisë Shkodër, Benet Beci, ka inspektuar nga afër punimet në lotin e dytë…

13 hours ago

Të rinjtë që frymëzojnë –  Lorela dhe Elia janë vlerësuar si aktiviste të spikatura edhe nga AKR

Lorela Sinani dhe Elia Lika janë dy vajzat shkodrane që një pjesë të mirë të…

13 hours ago

Projekte transformuese në Malësi të Madhe – FSHZH projekt 2 mln dollarë për përmirësimin e infrastrukturës së turizmit

Një investim prej 2 milion dollarësh nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit pritet që të zbatohet…

14 hours ago

Takimet autoriale në bibliotekë – Koloreto Cukali ishte i ftuar për librin “Marshi funebër i gjelave të detit”

Në vazhdën e takimeve autoriale, në Bibliotekën publike “Marin Barleti” ishte i ftuar për një…

14 hours ago

This website uses cookies.