Categories: LajmeLajme nga Vendi

“Jetë Shqiptare”/Skënder Hasmeta: Sot synojnë të marrin kartonin por ju mungon përvoja për drejtimin e mjetit

Statistikat e aksidenteve në rrugët e Shqipërisë tregojnë rritje dhe mbi këtë temë në emisionin “Jetë Shqiptare” për të dhënë opinionet e tyre janë të ftuar Klodian Frroku, Fadil Likaj dhe Skënder Hasmeta.

Sipas instruktorit për kursantët është më e rëndësishme të marrin kartonin se sa të mësojnë vërtet mjetin dhe rregulloren.

Është situatë alarmante në Shqipëri, është një grup faktorësh por kryesore është shoferi 90% shkaktari është njeriu. Në autoshkolla janë të gjitha kushtet që të dalin shofer si dikur. Mënyrat e shpërqendrimit janë nga më të ndryshme. Nga ana teknikë nevojitet 3-4 muaj. Femrat janë më të ndërgjegjshme.  Sot të rinjtë synojnë të marrin kartonin por ju mungon pervoja për drejtimin e mjetit”, theksoi instruktori Skënder Hasmeta.

Ndërsa për ekspertin rrugor Fadil Likaj mosha është një faktorë kryesor për aksidente.

 “Është shqetësues fakti që janë përderësit e mjeteve, nga të dhënat që INSTAT nxjerr nuk janë të vërtet sepse shifrat janë më të larta. Mosha është nga 25-34 vjeç të cilët kryesojnë listën e aksidenteve. Kjo vjen si pasojë e një vet sigurie që krijon në timon dhe kjo është mosha.

Shkaktar janë telefonat. Kemi raste kur trajnimi i këtyre të rinjve të rejave dhe të rinjve nuk bëhet si duhet sepse nuk njohin rregullat e kodit rrugor sepse nuk janë shumë të informuar. Kushtet janë të rëndësishme, komitetet ndërministrore duhet të veprojnë dhe të jenë me dorë të hekurt. Kush e meriton të vazhdojë të bëjë punën por kemi në auto shkolla që nuk bëjnë punën e tyre.

Nuk është kultura që të shkojnë në autshkollë që të shkojnë të mësojnë, auto shkolla duhet të përdoret si një mekanizëm për tu informuar në këtë mënyrë do të ulim numrin e aksidenteve.

Në Shqipëri kemi rrugë që quhen autostrada por nuk i plotësojnë kriteret për tu quajtur të tilla. DPSHTR duhet të këtë kontrolle më të shpeshta dhe më të rrepta.

Nga aktet e ekspertimit që janë bërë në rrugët e Shqipërisë janë meshkujt ato që kanë shkaktuar më shumë aksidente në krahasim me femrat pasi këto të fundit nuk janë në një numër shumë të lartë. Në rrugët urbane ka një tendencë në rritje për femrat”, tha Fadil Likaj.

Gazetari Klodian Frroku theksoi se shifrat e aksidenteve janë alarmante dhe ky është një fenomen në rritje.

Ashtu siç është bërë problematike numri i aksidente me numrin e automjete kemi të bëjmë me shifra alarmante 80-85 % ndodhin për shkak të shkeljeve të rregullores. Janë një sërë mekanizmash që nuk funksionojnë në mënyrën e duhur. Bazike është përvoja. Unë si specialist nuk mendoj që mund të ulet mosha. Rritja e gjobave do të ndikonte për mirë, sepse ka shumë raste që thyejnë rregullat. Drejtuesit e automjeteve para se të marrin patentën duhet të kalojnë më pare në spital për të parë çfarë ndodh. Aksidentet janë një problem shumë shqetësues dhe një fenomen që po rritet gjerësisht”, tha gazetari.

RTSH Shkodra

Recent Posts

Çelet kompleksi rinor ” Syri i Sheganit ” në Malësi të Madhe

Ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi bëri me dije se është inauguruar…

6 hours ago

Berisha-Ramës: Do përgjigjesh që me le në arrest shtëpie. Krijo qeverinë teknike

Pak pasi GJKKO-ja i hoqi masën e sigurisë “arrest shtëpie”, kryetari i Partisë Demokratike, Sali…

6 hours ago

Ekspozita kombëtare “Salloni i vjeshtës”, edicioni i 18-të kishte temën “Vjeshta e dashurisë dhe kreativitetit”

Rreth 80 artistë pjesëmarrës i dhanë jetë edicionit të 18-të të ekspozitës kombëtare “Salloni i…

7 hours ago

Beci inspekton punimet në Zdrale – Kryebashkiaku kërkon cilësi maksimale në zbatimin e projektit

Kryetari i Bashkisë ka inspektuar sot kantierin e punimeve në zonën e Zdrales, e cila…

7 hours ago

Ndihmë për fermat e vogla – Djaloshi: Fokusi gratë në zonat rurale

Mbështetja e fermave të vogla, me fokus ato që drejtohen nga gratë, ishte qëllimi i…

7 hours ago

Vllaznia U- 21 fiton ndaj Teutës – Goli i fitores u realizua nga mesfushori Maliqi

Me rezultatin minimal 1-0 është mbyllur takimi i Vllaznisë U21 ndaj Teutës së Durrësit.  Ndeshja,…

7 hours ago

This website uses cookies.