Jezuitët e françeskanët, themeluesit e muzeut të parë arkeologjik në Shqipëri

Hapat e parë në krijimin e një Muzeu Arkeologjik në vend, nisën në Shkodër, në fundin e shek.XIX.

Ishte Urdhri Jezuit i pari, në 1880, e më vonë Urdhri Françeskan nën drejtimin e At Shtjefën Gjeçovit, që themeluan koleksionin e parë arkeologjik në trojet shqiptare, duke ngritur më pas Muzeun Françeskan në Shkodër.

Në këtë muze, u sistemuan me kriteret shkencore të kohës sipas një nëndarje në 48 grupime, rreth 500 objekte arkeologjike, si: sëpata bronxi, përkrenare, armë heshta, enë balte, monedha, vathë, unaza, varëse, të siguruara nga një varg gërmimesh arkeologjike të kryera nga vet Gjeçovi për një periudhë 26-vjeçare që nga Kurbini, Troshani, Komani, Shtoji e deri në Has.

Përgjatë këtij intinerari At Shtjefën Gjeçovi zbuloi objekte të ndryshme prej guri, metali, qeramike, të tilla si vegla pune, enë të ndryshme, pajime luftarake, objekte dekorative zbukurimi.

DRTK Shkodër në rubrikën e kujtesës “Amarcord”, sjell edhe një fotograti të At Gjergj Fishtës, dalë para një eksponati të objekteve arkeologjike të këtij muzeu, në vitin 1920.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.