Jo vetëm tetori rozë – Gjatë muajit tetor, 9 raste të dyshuara me kancer gjiri

Nga mamografitë e kryera gjatë këtij muaji, rezultuan 9 raste të dyshuara për kancer të gjirit. Mjekja Lindita Haxhia pohoi për një rritje të ndërgjegjësimit për këtë kauzë nga viti në vit dhe informoi mbi protokollin e kontrollit.
U zgjodhën pasqyrat si shëmbëlltyra më e mirë e vetes dhe asaj çfarë duam të jemi, për t’ju thënë grave se “Jo vetëm tetori rozë”.
Përgjatë gjithë muajit tetor, Zyra e Promocionit në Drejtorinë Rajonale të Kujdesit Shëndetëesor dhe Njësinë vendore të kujdesit shëndetësor në bashkëpunim edhe me mjekët e familjes kanë zhvilluar aktivitete sensibilizuese me qëllim ndëergjegjësimin e grave për kontrolle periodike.