Joe Biden: Izraeli po humbet mbështetjen ndërkombëtare

Joe Biden 13
Presidenti amerikan, Joe Biden ka bërë të ditur se Izraeli ka filluar të humbasë mbështetjen ndërkombëtare për luftën që po zhvillon në Gaza.
Ky qëndrim i presidentit amerikan vjen pas refuzimit nga ana e Netanjahut mbi planet amerikane për Gazën pas luftës.
Duke folur para donatorëve demokratë në Uashington, Biden shprehu kritika ndaj linjës së ashpër të qeverisë izraelite dhe tha se Netanjahu duhet të ndryshojë qasjen e tij.
“Unë mendoj se ai duhet të ndryshojë, dhe me këtë qeveri, kjo qeveri në Izrael po e bën shumë të vështirë për të lëvizur” tha Biden, duke e quajtur qeverinë e Netanyahu “qeverinë më konservatore në historinë e Izraelit.”