Joe Biden kërkon një ndërprerje prej 6 javësh të sulmeve në Gaza: Kjo luftë duhet të marrë fund
Presidenti Joe Biden tha pas takimit me Mbretin Abdullah të Jordanisë, se Shtetet e Bashkuara po kërkojnë një pauzë gjashtë-javore në luftimet midis Izraelit dhe Hamasit në Gazë, si një hap drejt një armëpushimi më afatgjatë.
Presidenti Biden theksoi se, “SHBA dhe të tjerët janë përpjekur të ndërmjetësojnë një marrëveshje për të ndalur luftimet në Gaza dhe për të siguruar lirimin e pengjeve që mbahen nga Hamasi.
Biden tha se SHBA po punon për një marrëveshje që do të sjellë një “periudhë të menjëhershme dhe të qëndrueshme qetësie në Gaza për të paktën gjashtë javë”.
Ai tha: “Ka boshllëqe që mbeten.” Por ai shtoi se ai ka inkurajuar udhëheqësit izraelitë që të vazhdojnë të punojnë për të arritur një marrëveshje.
Ai tha se Shtetet e Bashkuara do të bëjnë gjithçka që është e mundur për ta realizuar atë.
Biden iu referua gjithashtu lëvizjeve të Izraelit për të nisur një ofensivë tokësore në qytetin jugor të Gazës, Rafah.
Presidenti përsëriti se Izraeli nuk duhet të kryejë një operacion të madh pa një “plan të besueshëm” që do të sigurojë “sigurinë” e “më shumë se 1 milion njerëzve të strehuar atje”.
Mbreti Abdullah tha se një sulm izraelit në Rafah është “e sigurtë se do të prodhojë një tjetër katastrofë humanitare”. Ai shtoi se “tani” nevojitet një armëpushim afatgjatë. Mbreti tha gjithashtu: “Kjo luftë duhet të përfundojë”.