Jozefina Topalli beson tek diaspora: Bllok elektoral i jashtëzakonshëm, mund të sjellë rotacionin

Jozefina Topalli beson tek diaspora

Drejtuesja politike për diasporën në Partinë Demokratike, Jozefina Topalli, u shpreh në emisionin ‘Ngjarja kryesore’ në RTSH se Diaspora shqiptare është një bllok elektoral i jashtëzakonshëm.

Diaspora potencialisht ka të gjithë mundësinë e numrave dhe fuqitë e saj elektorale për të sjellë një rotacion politik në Shqipëri,” u shpreh Topalli.

Për Topallin, të organizoje mbështetësit e PD-së jashtë Shqipërisë ka pasur sfidat dhe vështirësitë e veta në rrethanat politike kur fushata ka nisur një vit më vonë.

Është periudhë e shkurtër në fakt. Ka qenë jashtëzakonisht intensive. Nuk ka qenë e thjeshtë, në fillimet e veta. Ne kemi qenë më të vonuar sesa pjesa tjetër sepse ata kishin një vit që punonin por besoj se për një kohë jashtëzakonisht të shkurtër kemi rikuperuar shumë dhe ja kemi dal për të siguruar një mbështetje të rëndësishme. Vetëm dy ditë më parë ky aktivitet ka kulmuar me aktivitetin e Milanos me liderin e PD-së, Sali Berisha. Ishte një takim jo vetëm i madh në numër, por ishte një takim që kishin ardhur njerëz mbi 350 km larg për të qenë në takim.”

Më tej Topalli tha se për herë të parë shqiptarët e Diasporës kanë mundësi që të bëhen pjesë e një procesi politik të jenë dhe faktor jashtëzakonisht i rëndësishëm që të kushtëzojnë çdo faktor politik në Shqipëri që në çdo vendimmarrjen e tyre të keni parasysh diasporën.

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.