“Ju flet Agron Çobani”/ Për “Jetë Shqiptare”, prapaskenat e dokumentarit për drejtorin e RTSH

JU FLET COBANI

JU FLET COBANI

“Ju flet Agron Çobani”, dokumentari me regji nga Zhejniva Garo u transmetua vetëm pak ditë më parë ku familjarë, miq e bashkëpunëtorë të Çobanit sollën edhe njëherë tjetër figurën e tij me anë të kujtimeve që ruanin me të.

Çobani ka qenë një personalitet shumëdimensional, gazetar i spikatur, ndërsa për disa vite me radhë ka qenë drejtor i Radio Tirana dhe po ashtu drejtor i Radiotelevizionit Shqiptar.

Të ftuar në emisionin “Jetë shqiptare” regjisorja Zhejniva Garo, kompozitori Genti Lako dhe drejtori i fotografisë, Shkëlzen Sinani, treguan më shumë për realizimin e këtij dokumentari.

Regjisorja Garo tregoi kënaqësitë dhe sfidat rreth punimit të dokumentarit për ta sjellë atë për publikun.

“Ne jemi pjesë e këtij institucioni ku edhe pavetëdije punojmë për të sjellë në vëmendje, njerëz, personazhe, fakte. Unë shpresoj që jo vetëm Çobani por edhe bashkëpunëtorë të tjerë të kthehen me dokumentarë. Sapo e përmend automatikisht ke ndjenjë të lartë përgjegjësie pasi personaliteti i tillë ishte i tillë. Kisha merak të sillja atë gjitha drejt hijet e tij, dhe se çfarë do të mësonin brezi, sidomos të rinjtë.”

Regjisorja tha se me rëndësi ishte bashkëpunimi dhe mirëkuptimi nga ana e familjarëve të tij.

Së bashku me Indrit Çobanin, i biri i Agron Çobanit, ishte personi i parë që më telefonoi dhe në premierë patëm një moment kur të dy po mundoheshim të trajtonim këtë gjë: po sikur Agron Çobani të shfaqej? Ndoshta do të na thoshte: i keni bërë mirë detyrat e shtëpisë. Mendoj që vështirësia më e madhe për mua, ose meraku ishte në fakt pikërisht me Indritin. E kam lënë gjatë momentin derisa vendosëm ta realizonim intervistën. Nuk është e thjeshtë të flasësh për atin dhe një figurë me kaq shumë dritëhije sa Agron Çobani. Agroni më së shumti i ka përkitur RTSH-së, miqve, padiskutim dhe familjes,” shton regjisorja.

Nga ana e tij Shkëlzen Sinani u shpreh se vetë Çobani me natyrën e tij ironike nuk do e mirëpriste këtë dokumentar.

“Kjo vepër është bërë me shumë dashuri. Jemi mundura t’i përcojmë idetë e Iva Garos, pra  regjisores. E kam njohur Agronin. Përjetoj entuzjazmin që ka përjetuar televizioni. Ai dokumentarin do e shihte me ironi. Nuk besoj se do e kishte dashur këtë dokumentar, do nënqeshte dhe do vijonte të punonte,” u shpreh Sinani.

Kompozitori Lako tregon që e ka mirëpritur dokumenatarin duke pranuar që ishte personazh me përgjegjësi.

“Unë hyj te ata muzikantë, autorë që vetëm filmit nuk i them jo. Ishte diçka që mezi e prita dhe  shumë përgjegjësi e madhe si do pritet. Them se jam kam dalë mirë duke shkrirë diçka timen me diçka të vjetër. Ka qenë përgjegjësi,” tha ai. 

A note to our visitors

This website has updated its privacy policy in compliance with changes to European Union data protection law, for all members globally. We’ve also updated our Privacy Policy to give you more information about your rights and responsibilities with respect to your privacy and personal information. Please read this to review the updates about which cookies we use and what information we collect on our site. By continuing to use this site, you are agreeing to our updated privacy policy.